div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged tax-post_format term-post-format-aside term-191 custom-background wp-custom-logo paged-649 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Lufta Pakistan- Indi, lajmërohet kosovari që jeton atje: Nuk di as çka do të bëjë…

Pas shpërthimit të luftës mes Indisë dhe Pakistanit, është lajmëruar i shqetësuar një kosovar që jeton atje.

Ceki Hoti, përmes një video në TikTok, iu është përgjigjur ndjekësve, të cilët e kanë pyetur pse nuk po largohet nga Pakistani.

Ai deklaron se nuk po mundet të largohet pasi janë mbyllur rrugët.

“Ja ka nisë lufta mes Pakistanit dhe Indisë, nuk muj me ikë, se s’ka, portet janë mbyllë, rrugët janë mbyllë, s’kam viza ka me shku, kshtu që cka ka me bo s’di as vet, po jam tu kqyrë” thotë ai në një video në Tiktok, drejtuar ndjekësve.

Dy javë pas një sulmi vdekjeprurës terrorist në rajonin e kontestuar të Kashmirit, India ka lëshuar raketat drejt Pakistanit. Qeveria indiane pretendon se ka kryer nëntë “sulme precize ndaj kampeve terroriste” në Kashmir. Pakistani, në anën tjetër, thotë se ka rrëzuar disa aeroplanë indianë dhe kërcënon me një kundërpërgjigje të menjëhershme ndaj Indisë.

Përshkallëzimi i tensioneve nuk është befasues. Që pas sulmit terrorist të 22 prillit, zyrtarët indianë fajësuan grupin terrorist pakistanez Lashkar-e-Taiba dhe akuzuan autoritetet pakistaneze për bashkëpunim.

Kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, i hodhi poshtë këto akuza dhe i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që të ndikojnë mbi Indinë për të shmangur përshkallëzimin. Këto sugjerime nuk u morën parasysh nga Nju-Delhi

Qeveria Kurti, LDK-ja merr këtë vendim

Lidhja Demokratike e Kosovës në ora 13:15 do të dorëzon kallëzim penal, për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autorizimeve ndaj ish-Kryeministrit Kurti dhe ish ministrave, të rizgjedhur deputetë.

 

 

 

Në njoftimin e tyre, thuhet se ky kallëzim do të dorëzohet në Prokurorinë Speciale, në Prishtinë.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar përfaqësues të medieve,

Sot (e enjte), në orën 13:15, Lidhja Demokratike e Kosovës dorëzon kallëzim penal për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autorizimeve ndaj ish-Kryeministrit Kurti dhe ish ministrave, të rizgjedhur deputetë.

Vendi: Prokuroria Speciale, Prishtinë.

 

Haradinaj: Nuk marrim pjesë në tryezën për qeveri tranzicioni me VV-në

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar se partia e tij nuk do të marrë pjesë në tryezën për krijimin e një qeverie tranzicioni që përfshin Lëvizjen Vetëvendosje, duke i referuar përpjekjeve të tjera të partive opozitare për të negociuar me Albin Kurtin.

“[A merr pjesë AAK-ja në një tryezë për krijimin e një qeveri tranzicioni ku është edhe VV-ja?] Jo, po aty opozita atëherë përfaqësohet prej atyre që veçse kanë bërë takime me VV-në, si rasti i PDK-së, LDK-ja nuk ka pasur takim por kanë komunikuar me letra. Ne jemi përfaqësuar përmes tyre, ne vet nuk marrim pjesë, ne e kemi sqaruar pozicionin tonë. Po ashtu siç kemi mendim se çfarë bëjnë ata tjerët, nuk i ndalojmë kolegët tjerë të opozitës që t’i konsumojnë këto mundësi”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai gjithashtu ka theksuar se AAK-ja nuk është dakord me nxitimin e Kurtit për të shpallur veten kryeministër pa marrë akoma përgjigje nga LDK-ja pas letrës së dërguar për koalicion.

“Unë nuk po shoh që ka shumë perspektiv, është më se e qartë që Albini ende pa marrë përgjigjen e LDK-së thoshte unë jam kryeministri, në rregull ti mos thuaj prit njëherë çfarë thonë këta që u ke dërguar një letër, pra ishte i palogjikshëm nxitimi ashtu”, ka theksuar ai në Debat Plus

Haradinaj ka shtuar se, përkundër kësaj, AAK-ja është e hapur për komunikim me opozitën dhe mbështet bashkëpunimin opozitar, por pa krijuar “ura” me VV-në.

“Ne me opozitën mund të kemi më shumë komunikim, ta zëmë nuk humb asgjë LDK nëse komunikon më shumë me PDK-në, se jemi opozitarë në bazë të detyrës, sikur të kishim qenë në opozitë me VV-në do të ishte e logjikshme me komuniku me ta. Jam për të mos u mbyllur dyert, përpos gatishmërisë tonë që mos me kriju ura me VV-në, ne jemi të interesuar me bashkëpunim opozitarë”, ka deklaruar Haradinaj.

Ky është moti për sot

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku mund të ketë reshje të izoluara shiu në zona të caktuara, të shoqëruara me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Era do të fryjë nga perëndimi dhe jugperëndimi, e cila shpesh herë pritet të jetë mjaft e fuqishme në pjesën më të madhe të vendit, me shpejtësi prej 20-70 km/h. Ka mundësi të ketë dëme materiale, raporton MeteoKosova, transmeton Gazeta Sinjali.

 

 

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale nga 20 deri në 22°C.

Mozzik i del në krah Lirim Mehmetaj: Gazetar që ndriçon errësirën e pushtetit

Artisti Mozzik i ka dal në krah gazetarit Lirim Mehmetaj, transmeton Demos. 

”Më pëlqen çdo lëvizje e tij, zë i guximshëm që i ka munguar Republikës sonë”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

Shembull!

Nuk e njoh personalisht, s’e kam takuar asnjëherë në jetë, por e përcjell prej shumë kohësh.

Ky nuk është as politikan, as prokuror, as gjyqtar, e as polic.

Është një gazetar — por për mua është gazetari me vizionin më të qartë dhe më të pastër ndonjëherë. ( Lirim Mehmetaj )

A është e lehtë? S’e besoj.

Të luftosh për të zbuluar krime, hajni që askujt s’ia merr mendja se kanë mundur të ndodhin…

Ku dua të dal?

Ky, mbi të gjitha, për mua është një shembull i të qenurit gazetar.

Qerpiku s’i lëviz — ama bash 00:00.

Më pëlqen çdo lëvizje e tij: me fakte, me letra, jo muhabete “kam dëgjuar, më kanë thënë”, por me letra — tamam siç duhet.

Unë nuk jam këtu për të dhënë vlerësime se sa e mirë është puna e tij.

Por e di që qëllimi i tij është ta informojë secilin qytetar për zhvillimet e pushtetit momental.

Andaj ju ftoj ta përcillni e ta përkrahni masivisht këtë zë të guximshëm që i ka munguar Republikës sonë.

Të uroj gjitha të mirat gjatë këtij rrugëtimi!

Respekt nga një Artist i Kosovës! 🇽🇰

Mozzik

Nga fjalët te raketat? Frika për një përshkallëzim të madh mes Indisë dhe Pakistanit

Pakistani është zotuar të kundërpërgjigjet kundër Indisë, duke paralajmëruar se rezervon të drejtën për t’iu përgjigjur sulmeve me raketa gjatë natës në një “kohë, vend dhe mënyrë që zgjedh vetë”.

Islamabadi e konsideroi sulmin e Indisë një “akt lufte” që pretendon se ka synuar qëllimisht zonat civile, duke vrarë të paktën 26 persona dhe duke plagosur 46 të tjerë – një akuzë e mohuar kategorikisht nga New Delhi.

Ndërsa Pakistani zhvendosi tanke pranë Kashmirit të mërkurën, kryeministri Shehbaz Sharif tha se forcat e armatosura ishin autorizuar të ndërmerrnin “veprime përkatëse”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Banorët që jetonin rreth kufirit de facto ikën sot pasi India nisi sulme ndaj asaj që i quajti nëntë “kampe terroriste” brenda Pakistanit gjatë natës.

Të dy vendet e armatosura me armë bërthamore shkëmbyen më pas zjarr artilerie.

Pakistani tha se pesë njerëz u vranë në granatimet pranë Vijës së Kontrollit, dhe India tha se të paktën shtatë u vranë nga ana e tyre.

Dhe ndërsa “tymi u qetësua”, ushtria indiane këtë mëngjes tha se kishte qenë proporcionale në veprimet e saj, “e fokusuar, e matur dhe jo-përshkallëzuese”.

Por Komiteti i Sigurisë Kombëtare i Pakistanit, i kryesuar nga kryeministri, tha se sulmet ishin kryer me një “pretekst të rremë” të “kampeve imagjinare terroriste”.

India thotë se po sulmonte bazat e përdorura nga ata që i fajëson për një sulm në anën e Kashmirit të drejtuar nga India muajin e kaluar – masakra më e keqe e civilëve në Indi që nga viti 2008.

Kështu, frika e një konflikti të plotë midis dy fuqive bërthamore vazhdon të përshkallëzohet, me kryeministrin indian Narendra Modi që anuloi sot planet për të vizituar Evropën.

Ndërkohë, aeroplanët luftarakë fluturuan me zhurmë në qiellin mbi territorin e Himalajeve këtë mëngjes dhe shpërthime mund të dëgjoheshin pranë “Vijës së Kontrollit” në një sulm që zgjati 25 minuta.

Të mbijetuarit “vëzhguan pasojat e shkatërrimit” ndërsa zyrtarët e lartë në të dyja palët vazhduan të “rrihnin gjoksin”.

Dy-vjet nga martesa në ‘Big’, Kiara bën këtë reagim

Moderatorja e njohur Kiara Tito ka ndarë me ndjekësit një kujtim të ëmbël dhe emocional nga martesa me këngëtarin Luiz Ejlli, e zhvilluar gjatë natës finale të spektaklit “Big Brother VIP 2”.

Në një postim në Instagram Story, Kiara publikoi një foto të tyre në momentin romantik të dasmës, shoqëruar me një emoji zemre dhe numrin “2”, si simbol i dy viteve martesë.

Kujtojmë që martesa e tyre gjatë spektaklit u komentua gjerësisht në media dhe rrjete sociale, duke u cilësuar si një nga momentet më të veçanta në historinë e “Big Brother VIP Albania”.

Me këtë foto të publikuar sot, Kiara dhe Luizi tregojnë se dashuria e tyre vijon e fortë edhe dy vite pas asaj dite magjike, sidomos tani që kanë triumfin e dashurisë së tyre, vajzën Luna Mari.

 

 

 

Gjesti nuk di të ndalet, vjen me një tjetër befasi?

Këngëtari i njohur Gjesti ka ndarë një foto nga studio muzikore, duke treguar se po punon në projektin më të ri muzikor.

Pa asnjë koment apo përshkrim, postimi në Instastory lë të kuptohet se kënga e re është në përgatitje dhe shumë afër publikimit.

Gjesti ka arritur të rrëmbej zemrat e mijëra fansave të cilët po presin me padurim të dëgjojnë çfarë do të sjellë këtë herë.

Mehmetaj zbardh detaje: Hetuesi policor që e hetonte Pecin, mori grant 60 mijë euro nga Ministria e Bujqësisë

Gazetari Lirim Mehmetaj po pretendon se një hetues policor i Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, i cili ishte duke hetuar disa raste ku dyshohet se ishte përfshirë ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci është përfshirë në një aferë korruptive.

Sipas Mehmetajt, zyrtari policor Rrahman Përçuku, ka përfituar një grant me vlerë 60 mijë euro nga ministria e Bujqësisë, në emër të bashkëshortes së tij.

“Hetuesi që ka pas me hetu Faton Pecin te krimet ekonomike për aferën e fundit, por edhe aferat e tjera përfshirë këtë për funksionalizimin e fabrikës për grumbullimit të nënprodukteve shtazore ka dalë që është përfitues i subvencioneve nga Faton Peci”, pretendon Mehmetaj.

Në një video ai tregon listën e përfituesve të granteve, ku si e katërta në listën e përfituesve del Halime Përçuku BI me projektin: “Investime në turizmin rural-Bujtina”.

“Zonja që e ka përfitu grantin është bashkëshortja e Rrahman Përçukut i cili supozohet mi hetu aferat korruptive të Faton Pecit. Tash veç diçka duhet me mendu. Paramendojeni dikë që nuk e ka qasjen në informacion që e kam unë edhe kish shku si pa të keq në hetuesi me paraqit rastet korruptive të Faton Pecit. Cka ndodhë aty? Edhe në momentin që zyrtari largohet prej hetuesisë ky e thërret Faton Pecit edhe i thotë qiky erdh. Edhe ndodhë shantazhi atje“, thotë Mehmetaj.

Shokon rrjeti: Leo kapet mat me ish-in, reagon Lela

Periudha pas Big Brother është gjithmonë më interesantja sa i përket çifteve.

Koha është ajo që dëshmon nëse raportet e krijuara në këtë format reality mbijetojnë apo jo.

Një prej tyre lidhje e cila po i mbijeton kohës është ajo e Leos dhe Lelës.

Por, prej dy ditësh rrjeti po zien për çiftin Leo – Lela.

Në një faqe në TikTok po qarkullojnë disa biseda ku pretendohet se Leo e fton për takim ish – partneren e tij në Gjermani.

Numri në ‘screenshot’ në shifrat e nxjerra del të jetë numri i Leos.

Madje për këto biseda është e informuar edhe Lela e cila foli për Prive Liberta By Spahiu.

Lela pati dy fjalë befasuese për të thënë për këtë ngjarje.

A ka dyshime në besnikërinë e Leos, apo i beson verbërisht Leos, deklaratën e saj e kuptoni në materialin më poshtë.