div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged tax-post_format term-post-format-aside term-191 custom-background wp-custom-logo paged-657 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Vdes themeluesja e PSD-së

Në mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë Kaqusha Jashari, një aktiviste në jetën politike në Kosovë e njohur për angazhimin e saj në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Kështu kanë bërë të ditur për tëvë1 familjarët e saj.

Kaqusha ka qenë kryetare e Lidhjes Komuniste të Kosovës në vitet 80-të dhe themeluesja e PSD-së.

Oferta e Kurtit për koalicion me LDK-në, deklarohet Anton Quni

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) do të mblidhet sot për të shqyrtuar letrën e dërguar nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, lidhur me mundësinë e bashkëpunimit për formimin e institucioneve të reja.

Nënkryetari i LDK-së, Anton Quni, tha se qëndrimi zyrtar i partisë do të bëhet i ditur pas përfundimit të mbledhjes.

“Për çështje teknike duhet të pyetet zyrtari për informim. Qëndrimin do ta paraqes brenda kryesisë. Nuk mund ta bëj publik para se ta diskutojmë me kolegët. Sigurisht që kam një disponim, por do ta shpalos aty”, u shpreh Quni për Indeksonlinen, para mbledhjes.

Ndërkohë, dje (më 5 maj 2025), kryeministri në detyrë dhe lideri i VV-së, Albin Kurti, i ka dërguar një letër kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Në letër, Kurti shpreh gatishmërinë për një marrëveshje politike ndërmjet dy partive, me synim konstituimin e kuvendit dhe avancimin e legjislaturës së re.

Letra vjen në një kohë kur partitë politike ende nuk kanë filluar bisedimet formale për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të fundit. Kurti nënvizon se, sipas deklaratave të deputetëve të LDK-së, është e domosdoshme një marrëveshje për të ecur përpara.

“Ne sigurisht që kemi dallime në bindjet politike dhe në politikat qeverisëse, por koalicionet bëhen pikërisht mes atyre që kanë dallime, duke vënë në plan të parë të drejtat dhe nevojat e shtetit dhe qytetarëve,” shkruan Kurti.

Ai përkujton bashkëpunimin e kaluar ndërmjet LDK-së dhe VV-së në qeverinë Kurti 1 dhe thekson se problemet e atëhershme nuk kanë qenë me LDK-në si parti, por me disa individë që sot nuk kanë më ndikim të madh brenda saj.

Kurti gjithashtu përjashton mundësinë e një koalicioni me PDK-në dhe thekson se nuk ka kuptim të shkohet në zgjedhje të reja, kur bashkëpunimi i mundshëm mes LDK-së dhe VV-së mund të realizohet tashmë.

Kjo letër po shihet si një përpjekje për të zhbllokuar ngërçin politik dhe për të krijuar një bazë për bashkëpunim institucional mes dy partive që aktualisht janë në opozitë.

Këto vende do të mbesin pa rrymë sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të martën, më 06.05.2025, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve:

Prishtinë

Nga NS 35/10[kV] Mazgiti do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Breznicë (kodi: 15019009) nga ora 09:00 deri në ora 14:00

Vendet: Breznica, Kozarica, Barileva dhe Lebanë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

Nga NS 35/10 [kV] Koliqi do të ndërprehet:

Dalja 10 [kV] J08 Keqekollë-Hajkobillë  (kodi: 14016004) nga ora 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: Keqekollë, Prapashticë, Hajkobillë, Dabishev dhe Mutivodë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive – ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

Pejë

Nga Stabilimenti 10[kV] Klina do të ndërprehet:

Dalja 10 [kV] Jagoda  (kodi: 52000105) prej orës 11:00 deri në ora 15:00

Vendet: fshatrat: Budisallc, Jagodë, Krushevë e Madhe (një pjesë), Lutogllavë, Rudicë (një pjesë), Stupë dhe Trestenik.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave të të tensionit të mesëm.

Nga NS 110/10 [kV] Deçani do të ndërprehet:

Dalja 10 [kV] Lumbardhi (kodi: 53000005) prej orës 09:00  deri në ora 15:00

Vendet: Fshatrat: Dashinoc, Gllogjan, Gramaqel, Irzniq (një pjesë), Kodrali, Lluka e Ulët, Lluka e Epërme, Lumbardh, Maznik, Pozhar, Ratish e Epërme, Ratish e Ulët dhe Shaptej.

Nga TS 35/10kV Peja II do të ndërpritet:

Dalja 10kV Rugova (kodi: 50051006) prej orës 11:00 deri në ora 13:00.

Vendet: Rugova: Llazi, Shtupeqi i Madh, Llotovë, Pepaj, Koshutan, Shkrel, Bogë, Stankaj, Hagjaj, Kuqishtë 1, Drelaj 2 dhe Bregu Kuqishtë.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, rregullimi i grupit matës në TS Bregu Kuqishtë , kodi 50051006021.

Prizren

Nga NS 110/35/10 [kV] Prizreni 1 do të ndërprehet:

Dalja 10 [kV] Bodrumi (kodi: 30000014) nga ora 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: fshatrat: Atmagjë, Gjonaj, Karashëngjegji, Kojushë, Mazrek, Nashec dhe Zym i Hasit.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

Ferizaj

Nga NS 35/10[kV] Kaçaniku do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Pylltaria (kodi: 40043004) nga ora 10:30 deri në ora 15:30

Vendet: rrugët: 2 Korriku, Demush Bilalli, Dëshmorët e Lirisë, Emin Duraku, Ismajl Qemajli (një pjesë), Ismajl Raka, Lagja e Re, Migjeni dhe UÇK; fshatrat: Drenogllavë (një pjesë), Dushkaja (një pjesë), Gjurgjedell, Korbliq, Llanishtë Runjevë dhe një pjesë e Kaçanikut.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

Mitrovicë

Nga NS 110/10 [kV] Vushtrria 2 do të ndërprehet:

Dalja 10 [kV] Novolani (kodi: 73000005 ) nga ora 10:00 deri në ora 14:30

Vendet: Fshatrat: Bukosh, Dervar, Dolak, Druar, Kollë, Mihaliq, Novolan, Reznik, Shallc dhe Vërnicë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, riparimi i kabllos në TS Krasaliqët, ndërrimi i izolatorëve në Vernicë dhe tokëzimi i konzollave në Novolan.

Gjakovë

Nga NS 35/10[kV] Malisheva  do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Mirusha (kodi: 82082002) nga ora 09:00  deri në ora  17:00

Vendet: rrugët: 603 Adem Jashari (1 konsumator), Imer Krasniqi (7 konsumatorë), 605 Hamdi Berisha (1 konsumator), 606 Pavarësia (1 konsumator); fshatrat: Bubël, Burim, Carallukë (3 konsumatorë), Damanek, Gurbardhë, Llapçevë, Lubizhdë, Lubizhdë e Malishevës, Lumnishtë, Mirushë, Mrasor, Panorc (një pjesë) dhe Turjakë.

Arsyeja: Projekte investive, ndërrimi i konzollave dhe izolatorëve.

Gjilan

NS 35/10[kV] Kllokot

Nga Dalja 10kV J04 Kllokoti në stabilimet nga ora 10:00 deri në ora 15:00  do të ndërprehen:

1.NS 10/0.4[kV]Skifteraj-te shkolla(kodi:61065004182)

2.NS 10/0.4[kV]PISHINA  “BASHKIMI”  Selami Sadiku(kodi:61065004185)

3.NS 10/0.4[kV]Budrikë(kodi:61065004186)

4.NS 10/0.4[kV]Budrikë(kodi:61065004187)

5.NS 10/0.4[kV]Budrikë – Xhamia(kodi:61065004188)

6.NS 10/0.4[kV]Remnik-hyrje(kodi:61065004189)

7.NS 10/0.4[kV]Remnik- Shkolla(kodi:61065004190)

8.NS 10/0.4[kV]Remnik-te Lumi(kodi:61065004191)

9.NS 10/0.4[kV]Remnik-Mahalla e Eperme(kodi:61065004192)

10.NS 10/0.4[kV]Skifteraj-Toplant(kodi:61065004193)

11.NS 10/0.4[kV]Skifteraj(kodi:61065004194)

12.NS 10/0.4[kV]Skifteraj-Rustovit(kodi:61065004195)

13.NS 10/0.4[kV]Skifteraj -Lutak(kodi:61065004196)

14.NS 10/0.4[kV]Remnik te Livadhet(kodi:61065004199)

15.NS 10/0.4[kV]Skifteraj, Te Zabeli(kodi:61065004201)

16.NS 10/0.4[kV]Budrikë te varrezat(kodi:61065004202)

17.NS 10/0.4[kV]Remnik – te Malokët(kodi:61065004203)

Vendet: fshatrat: Budrikë, Skifteraj (Gjylekar) dhe Remnik.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllës së dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe ndërrim i izolatorëve.

Vrasja e 15-vjeçares nga babai: Ka therur me thikë edhe bashkëshorten, vajza tjetër në gjendje të rëndë

ngjarje tronditëse familjare ka ndodhur sot në mëngjes në qytetin e Prizrenit, raportoi ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Një shtetas turk ka vrarë vajzën e tij 15-vjeçare me thikë. Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyqi.

“Rreth orës 06:00 kemi pranuar informatë se një person është me thikë në dorë në rrugën “Shotë Galica”. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, ku ka parë tre persona të lënduar, dhe njëra nga të lënduarat ka ndërruar jetë”, tha ai.

Bytyçi tha dyshohet se burri ka therur me thikë gruan e tij, dhe dy vajzat.

Po ashtu, ai tha se edhe vajza tjetër 10 vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore, e cila është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

I dyshuari tashmë është arrestuar.

Ekskluzive: Ky është i dyshuari për vrasjen e vajzës në Prizren

Një tragjedi familjare ka tronditur qytetin e Prizrenit, ku një shtetas turk dyshohet se ka privuar nga jeta vajzën e tij dhe më pas ka tentuar të vetëvritet.

Burime të Gazetës Sinjali konfirmojnë se personi i dyshuar është Mehmet Görenç, i cili pas aktit makabër ka tentuar të marrë edhe jetën e tij, duke pësuar lëndime të rënda. Ai aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 06.05.2025, në një banesë në qytetin e Prizrenit, ku Görenç dyshohet se e ka vrarë vajzën e tij, për arsye që aktualisht janë objekt hetimi. Vajza ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra.

Sipas burimeve, dyshohet se motive të brendshme familjare kanë çuar në këtë krim të rëndë, megjithatë, rrethanat e plota do të sqarohen gjatë fazës hetimore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, forenzika dhe prokurori i rastit, i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

E rëndë: Babai vret vajzën e tij

Një rast i rëndë ka ndodh në Prizren, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Merret vesh se babai e ka vrarë të bijën e tij.

Një shtetas turk dyshohet se ka kryer një vrasje të rëndë brenda familjes, duke privuar nga jeta vajzën e tij, dhe më pas ka tentuar të vetëvritet.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se viktima është vajza e të dyshuarit, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë, i dyshuari ka pësuar lëndime, pasi ka tentuar të vetëlëndohet pas aktit tragjik

Driloni i ‘BBVK’ harron Sarën, kapet mat në Gjermani – kush është vajza që po puth?

Fituesi i “Big Brother VIP Kosova”, Drilon Rama, vijon të jetë në qendër të vëmendjes, jo vetëm për fitoren e tij por edhe për jetën private.

Pasi la pezull lidhjen me Sara Kolamin, e cila mbeti e pa komentuar publikisht nga të dy palët pas përfundimit të spektaklit, Driloni është kapur së fundmi nga disa pamje që po bëhen virale në rrjet.

Ai shihet në Gjermani, i afërt dhe duke shkëmbyer puthje e përqafime me një vajzë misterioze pranë një makine.

 

 

Identiteti i saj nuk dihet ende, por keto pamje kanë ndezur aludimet për një lidhje të re.

Festë në shtëpinë e Lumir Abdixhikut

Sot është ditë shumë e veçantë për kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Vajza e tij, Era, mbushi plot një dekadë jetë.

Për këtë moment të veçantë, Abdixhiku shkroi në Facebook dhe ndau edhe një foto të saj.

“Çika jonë Era, na i mbushi sot një dekadë. Plot 10 vjet. Koha fluturon shpejtë; ardhja e saj më duket se ka ndodhur dje. Si fëmija ynë i parë – e si një bekim i rrallë në jetën tonë – Era na mësoi ndjenjat më të thella të dashurisë dhe përkushtimit. Me të mësuam si të jemi prindër, me të u pjekëm edhe ne. Erushe të duam pafund. Sot, nesër e përjetë. Mu rrite”, ka shkruar kreu i LDK-së.

Platforma legjendare e komunikimit mbyllet sot – Ja çfarë ndodh me llogarinë dhe të dhënat tua!

Është fundi i rrugëtimit për Skype, pasi sot shënohet “dalja zyrtare” nga përdorimi e platformës legjendare të komunikimit.

Përdoruesit ekzistues të Skype mund të “migrojnë” në Microsoft Teams (falas) me kredencialet e tyre të Skype, kontaktet dhe historikun e bisedave që transferohen automatikisht në platformën e re.

Gjithashtu, përdoruesit e Skype mund të eksportojnë të dhënat e tyre deri në janar 2026, pas së cilës ato do të fshihen përgjithmonë.

Arsyetimi zyrtar i Microsoft për mbylljen e Skype është “përmirësimi i ofertave tona falas të komunikimit për konsumatorët në mënyrë që të mund të përshtatemi më lehtë me nevojat e klientëve”.

Që nga fillimet e tij modeste në vitin 2003 dhe disa blerje të mëdha, përfshirë atë nga Microsoft në vitin 2011, Skype ishte një nga platformat më me ndikim të zërit mbi IP (VoIP) gjatë dy dekadave të fundit.