div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged tax-post_format term-post-format-aside term-191 custom-background wp-custom-logo paged-662 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Pas fitores në ‘Big Brother VIP’, Gjesti ka diçka të re për fansat – nuk do ta besoni

Gjesti ka vendosur të mos pushojë nga eksperienca e tij në dy Big Brother-at, duke nisur menjëherë koncertet.

Izolimi duket se nuk i ka ndikuar fare artistit nga Peja, i cili me të fituar “BBVA” u kthye kah koncertet dhe bashkëpunimet e ndryshme, shkruan IndeksOnline.

Nga 9 maji, Gjesti do të mbajë koncerte në Evropë, pranë diasporës, duke nisur në Austri, Gjermani, Zvicër e Belgjikë.

Datat e eventeve ku do të përformojë, ai i ka postuar në “Instagram Story”:

“Turpërim për Vuçiqin në SHBA – përzëhet nga kompleksi i Trump!“

Ish-diplomati serb Nebojša Vujoviç, ka komentuar ndërprerjen e vizitës së presidentit serb Aleksander Vucic, në SHBA dhe kthimin e parakohshëm të tij në Beograd, duke thënë se ka qenë shefja e presidentit amerikan Donal Trumot, ajo që ‘‘ia ka ndaluar hyrjen në kompleksin në Flordia’’.

“Trump-it i intereson më shumë loja individuale e shahut me Putinin (Zelenskin e ka ‘varrosur’ tashmë), sesa që Vuçiq të zgjidhë problemet e brendshme në Serbi përmes një fotografie me Trump-in. Ai donte që me atë foto (ose pritje) në Florida të zbutte kërcënimin që i vjen nga Evropa dhe pastaj të shkonte në Moskë. U përpoq të pozicionohej mes Trump-it dhe Putinit, duke i rrëmbyer Trump-it ekskluzivitetin dhe pozicionin e liderit të preferuar për Evropën”, tha Vujoviq, raporton N1, përcjell Gazeta Express.

Ish-diplomati thekson se Vuçiç e ka gërryer pozicionin e tij si në Uashington ashtu edhe në Moskë, dhe se studentët e “kurorëzojnë” atë në Evropë.

“Me këtë veprim, e ka dëmtuar veten më shumë në Evropë se sa e kanë bërë studentët. Por, studentët kanë arritur ta nxisin të sillet në mënyrë të paarsyeshme dhe të dëmtojë veten. Ata e goditën në nerva dhe i dhanë një ‘kompas’ për të kaluar nga një gabim në tjetrin. Ai kërkoi një përballje të shpejtë me komunitetin akademik dhe shtypjen e protestave, por po arrin të kundërtën. Edhe ata që e kanë mbështetur për interesa të tyre – mbi të gjitha Brukseli, Parisi dhe Berlini – tani detyrohen të lidhin duart”, deklaroi Vujoviq.

Rikthehen Babastars, lëvizje e papritur nga ta

Për shumë vite ishin lider në industrinë e hip-hopit shqiptar.

‘Babastars’ krijoi shumë hite të cilat rezultuan nga ato që i rezistojnë kohës.

Por, sikurse në çdo grupim tjetër muzikor, me kalimin e viteve struktura u shpërbë.

Largimet e njëpasnjëshme e bënë ekzistencën e label-it ‘Babastars’ në kufijtë e të pamundurës.

Raportet e disa prej djemve nuk ishin më të mirat në botë pas ndarjes por gjithçka është lënë prapa krahëve tani.

Një ribashkim të ‘Babastars’ (minus Agon Amiga) do e kemi shumë shpejt, në kuadër të albumit të ri të Getoar Selimit.

Një nga këngët ‘Niveli baba’ vjen në bashkëpunim me Ledrin, Skivin, Onat dhe Cozman duke shënuar mes tjerash edhe ribashkimin e Skillz-ave të dikurshëm.

Megjithatë, në album mungon Agon Amiga bashkëpunëtori i vjetër i Getit. Mesa duket, koha nuk i ka shëruar hatërmbetjet mes dy artistëve.

Ky zhvillim po pritet me nostalgji të madhe nga fansat e shumtë të grupit të dikurshëm.

Si një nga 15 këngët e albumit të ri të Getit, ‘Niveli baba’ do jetë e disponueshme në të gjitha platformat nga 5 maji e tutje.

A do jetë sukses apo dështim si ribashkim? Na thoni mendimin tuaj!

 

Egli Tako kthen vëmendjen me një postim që po bën xhiron e rrjetit!

Ish-finalistja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Egli Tako, ka bërë një postim në rrjetet sociale që është pritur mjaft mirë nga fansat e saj

Egli ka ngjallur entuziazëm te ndjekësit e saj pasi ka njoftuar për një projekt të ri muzikor, i cili pritet që të publikohet së shpejti.

Në një video të postuar në “Instastory”, ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri shfaqet duke drejtuar makinën, ndërsa në sfond dëgjohej kënga e saj e fundit, “Ty”, një bashkëpunim me këngëtarin dhe ish-banorin tjetër të BBV 4, Kelly-n.

“Jeni gati për tjetrën? Shumë shpejt”, thotë Egli në videon në fjalë dhe e mbyll duke bërë me dorë zemrën.

Vuçiq përfundon në spital pas kthimit të tij nga SHBA
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është pranuar në Akademinë Ushtarake Mjekësore (VMA) në Beograd menjëherë pas kthimit të tij nga SHBA-ja.

Siç raporton Blic, Vuçiç është pritur nga Ministri i Shëndetësisë Zlatibor Lonçar dhe Dragan Dinçiq, ish-mjeku i presidentit Boris Tadiq.

Të shtëna me armë zjarri, raportohet për disa të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Laç.

 

 

 

Raportohet se disa persona kanë mbetur të plagosur pas një konflikti, teksa mësohet se këta të fundit ndodhen tek spitali Universitar i Traumës në sallë operacioni, dhe dy persona ndodhen në gjendje të intubuar.

Efektivë të shumtë policie ndodhen në vendngjarje, teksa ende nuk dihen rrethanat.

Ndërkohë është qëlluar me armë zjarri edhe një shitëse ambulante, e cila ndodhej në trotuar.

Motra e Gjestit thyen heshtjen: E vërteta për lajmet mbi Diellzën

Blerina Kelmendi, motra e Gjestit, ka reaguar ashpër përmes një postimi në Instagram lidhur me lajmet që po qarkullojnë në rrjetet sociale, ku përmendet emri i saj dhe i ish të dashurës së Gjestit, Djellzës.

Në një story të ndarë, ajo e konsideron situatën “turpëruese” dhe shpreh indinjatën për mënyrën se si emri i saj po përmendet në një histori me të cilën, sipas saj, nuk ka asnjë lidhje. “Më vjen keq që përdoret vajza që s’ka të bëjë me këtë histori dhe i lidhin gjërat që s’kanë të bëjnë me realitetin,” – shkruan Blerina, duke bërë të qartë se ajo dhe vajza në fjalë janë bërë viktima të thashethemeve dhe spekulimeve të pabaza.

Ajo gjithashtu shpreh shqetësimin për mënyrën se si në ditët e sotme cenohet privatësia, duke u përdorur imazhi i personave vetëm për vëmendje dhe klikime. Në përfundim të reagimit të saj, Blerina ngre një pyetje të drejtpërdrejtë që tingëllon si një ironi e hidhur ndaj asaj që po ndodh: “Cila nga shoqet e mia do të përdoret tani?”

  • LEXO EDHE:

Zbulohet Diellza e Gjestit, dyshja janë takuar pas daljes së banorit nga Big Brother VIP Albania

Ky reagim i Blerinës vjen vjen pas lajmeve që shoqëria e saj me Diellzën është arsyeja pse Blerina nuk tregoi interes për Eglin dhe nuk e ndjek atë në rrjete sociale.

 

Gerta Gixhari befason me fjalët për Gjestin: Edhe kur provokonte…

Gerta Gixhari ndau përshtypjet e saj për eksperiencën në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 dhe komentoi lojën e finalistëve në emisionin “Ftesë në 5”.

Gjatë bisedës me moderatoren, ajo u pyet se cili nga katër finalistët, sipas saj, kishte bërë lojën më të mirë.

“Gjesti, sepse, pavarësisht se ka luajtur shumë me atë paqëndrueshmërinë, gjithmonë e justifikonte veten duke thënë: ‘Unë po të provokoja, ishte për lojë’. Ai e përdorte këtë si mburojë,” tha Gerta.

Ajo shtoi se, ndonëse e kishte sfiduar shpesh Gjestin për sjelljet e tij brenda shtëpisë, natyra e tij provokuese ishte pjesë organike e mënyrës se si ai zgjodhi të luajë.

 

 

“Edhe kur e bënte për lojë, i shkonte. Kishte raste që nuk e merrje dot seriozisht, por edhe qeshja shumë me të”, shtoi ajo.

Gerta pranoi se marrëdhënia e saj me Gjestin kishte qenë e ndërlikuar: “Ishte një marrëdhënie ‘tërhiq e mos e këput’. Kishim dëshirë të qëndronim bashkë, por shpesh nuk më pëlqenin situatat që ai krijonte”.

Në fund, ajo theksoi rëndësinë e balancës mes sinqeritetit dhe humorit në përvojën e saj me Gjestin, duke përmbyllur me fjalë pozitive për raportin e tyre në shtëpi.

Veprim i çuditshëm nga Dehari i VV-së, Krasniqit ia ndali mikrofonin, por Simiqin e Listës serbe e la të flas

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, sot ka bërë një veprim të çuditshëm.

Gjatë seancës së sotme, deputeti i VV-së ia ka ndërpretë fjalën kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, por jo edhe deputetit të Listës Serbe, Igor Simiq.

Derisa e kishte ftuar kryetarin e PDK-së të propozonte një emër për anëtarë të Komisionit për Votim të Fshehtë për Kryeparlamentar, kryetari i PDK-së kishte thënë se një gjë e tillë është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Ndonëse Krasniqi ka folur vetëm pak sekonda, Dehari i VV-së ka urdhëruar regjinë të ia ndërpres fjalën.

Pas Krasniqit, në foltore të Kuvendit ka dalë deputeti i Listës Serbe, Igor Simqi.

Ani pse deputeti serb ka folur më gjatë se Krasniqi i PDK-së, Dehari nuk ia ka ndërpre fjalën.

Nora Istrefi ndahet nga i dashuri? Ja detaji që ngriti dyshimet

Në fund të marsit, Nora Istrefi festoi ditëlindjen e saj. Në një festë private mes miqsh, të shumtë kanë qenë VIP-at e njohur që kanë marrë pjesë në festën që këngëtarja ka organizuar në shtëpinë e saj. Por ajo që të gjithë prisnim, ishte që të shikonim Norën me një partner në krah, e që nuk ndodhi.

Që pas ndarjes nga Robert Berisha, Nora kishte preferuar të mos fliste për ndonjë histori të re, të paktën deri para pak muajsh. Në një dalje të sajën televizive, këngëtarja u shpreh se nuk ishte vetëm, duke preferuar që mos të zgjatej më në detaje. Por pas disa kohësh, duket se kjo histori ka marrë fund dhe çifti nuk është më bashkë, transmeton Insajderi.

Kështu, Nora është sërish ‘single’ dhe preferon që të mos flitet për jetën e saj private. Ndonëse prej shumë vitesh e ndarë nga Robert Berisha, lidhja e tyre edhe pas divorcit ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes. Moderatori i njohur, Robert Berisha dhe këngëtarja Nora Istrefi i dhanë fund marrëdhënies së tyre disa vjeçare në vitin 2019. Dyshja kanë qenë bashkë për 14 vite, teksa nga ajo martesë kanë një vajzë të quajtur, Renee. Roberti ka folur për herë të parë rreth kësaj teme. I pyetur ai tha se e ka pasur dhe do ta ketë gjithmonë mike Norën.

“Po, e kam shoqe dhe gjithmonë do ta kem shoqe”, u shpreh Roberti. Pavarësisht se tregoi për marrëdhënien e mirë që ka me ish-bashkëshorten, ai foli edhe për vajzën e tyre, teksa tha se tiparet më të bukura i ka marrë nga e ëma.

“Renee sa ishte e vogël më ngjante mua më shumë, ndërsa tani jam shumë i lumtur se i ngjan më shumë Norës. Tiparet më të bukura i ka marrë nga mami. Është energjike si unë, por mendoj se më shumë i ngjan Norës, sytë dhe do bëhet gocë e gjatë. Renee i ka ngjarë Norës për qetësinë e saj, është tip i qetë dhe i butë. Shumë e veçantë”,- tha Roberti./Panorama