div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged tax-post_format term-post-format-aside term-191 custom-background wp-custom-logo paged-702 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Xheneta bën veprimin e papritur ndaj Gjestit (Foto)

Ish- finalistja e Big Brother Vip Kosova, Xheneta Fetahu duket se po përcjellë çdo hapë të çiftit Gjesti dhe Egli.

Derisa dyshja po shijon romancën e tyre edhe pas përfundimit të “Big Brother Vip Albania”, Xhenki po mundohet që doemos të marrë vëmendje me paraqitje të ndryshme duke lëshuar “kunja” herë pas here, shkruan IndeksOnline.

Megjithatë, një gjë nuk është e qartë, nëse Xheneta javë më parë konfirmoi lidhjen e saj  të dashurisë, pse nuk fokusohet te mashkulli që ajo ka në krah, por përherë shihet me kokën mbrapa.

“Ti humbe një të vërtetë, paç fat me kopjet”, ka shkruar Xheneta në paraqitjen e saj të fundit.

Kujtojmë se kjo e fundit, disa herë radhazi ka akuzuar Eglin se po e kopjon në lojën e saj.

Nga ana tjetër, fituesi i “BBVA”-së Gjesti ia ka “prerë” çdo shpresë Xhenetës, porse kjo e fundit nuk po dorëzohet.

Kujtojmë se ishte vetë Xheneta ajo e cila gjatë qëndrimit në “BBVK”, bullizoi Gjestin, duke e ofenduar po ashtu në forma të ndryshme.

Egla Ceno ka dy fjalë për Gjestin: “Fytyrën nuk ta jep shkolla, por shkolla të bën njeri”

Egla Ceno, përmes një postimi në Instastory ka folur për mbështetjen e saj ndaj Gjestit, i cili u shpall edhe fituesi i “BBVA 4”.

“Sqarimi (më në fund mund ta bëj): Unë kam alergji maskat, prandaj kam mbështetur atë djaloshin në “BBVA 4”. Ai ishte “e keqja” më e vogël në këtë edicion. Fatkeqësisht, shoh përtej dhe them që edha ai shumë shpejt do të shndërrohet në një maskë”.

Më tej, vijoi duke thënë:

“Duhet shtyllë kurrizore për t’u rezistuar reflektorëve. Fytyrën nuk ta jep shkolla, por shkolla të bën njeri”.

Egla Ceno flet për Gjestin: “Fytyrën nuk ta jep shkolla, por

Egla gjithashtu ka fituar edicionin e tretë të “Big Brother VIP Albania” dhe shpeshherë nuk e ka kursyer mbështetjen e saj ndaj Gjestit.

Ky dyshohët të jetë motivi i vra’sjes së rreshterit të Policisë

Rreshteri dyshohet se u vra për shkak të detyrës – po hetonte një grup me elemente ekstremiste fetare

Prokuroria Themelore në Ferizaj raportoi se motivi i vrasjes së rreshterit të Policisë së Kosovës dyshohet të jetë i lidhur me detyrën e tij zyrtare.

Hetimet paraprake tregojnë se viktima kishte qenë duke mbledhur informacione për një grup të njohur si “Vëllazëria Myslimane”, i cili, sipas burimeve hetimore, dyshohet se përfshin elemente ekstremiste fetare.

Sipas grupit hetimor të rastit, për shkak të kësaj veprimtarie zyrtare, dyshohet se rreshteri është vrarë, megjithëse autoritetet theksojnë se është ende herët për të konfirmuar përfundimisht motivin.

“Ndoshta është herët me fol për rrethanat dhe motivin, por deri më tani, për këtë motiv dyshohet”, theksoi një burim i Sinjalit në Prokurori, që po merret me rastin.

Vetëm dy ditë pas fitores Gjestit i ndryshon jeta, merr lajmin e madh që do ta ëndërronte gjithkush

Gjesti, artisti nga Peja dhe fituesi i Big Brother VIP Kosova, do të performojë në stadiumin “Air Albania” në të njëjtën ditë me ndeshjen historike Shqipëri–Serbi për kualifikueset e Botërorit 2026

Një nga emrat më të përfolur të showbiz-it shqiptar dhe skenës së repit në trojet shqiptare, Gjesti – artisti karizmatik nga Peja dhe njëkohësisht fituesi i sezonit të dytë të Big Brother VIP Kosova – ka bërë të ditur se do të mbajë një performancë madhështore në stadiumin kombëtar “Air Albania” në Tiranë, më datë 7 qershor 2025, pikërisht në ditën kur kombëtarja shqiptare do të përballet me Serbinë, në kuadër të fazës kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026.

Kjo ngjarje e shumëpritur pritet të jetë një ndër kulmet artistike dhe sportive të vitit, duke bashkuar në mënyrë simbolike energjinë e muzikës moderne urbane me emocionet e zjarrta të futbollit kombëtar.

 

Njoftimi për këtë performancë u bë publik nga vetë Gjesti, në një paraqitje të tij të parë pas fitores në Big Brother VIP Albania, ku emocionet dhe entuziazmi i tij nuk kishin të ndalur.

Gjesti gjithashtu bëri thirrje të drejtpërdrejtë për fansat e tij që të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje unike.

Ai theksoi se nuk bëhet fjalë thjesht për një koncert, por për një përjetim të vërtetë, një bashkim emocionesh të fuqishme mes artit dhe patriotizmit.

Analisti Muharremi: VV nuk po e pranon realitetin e 9 shkurtit

Analisti Shenoll Muharremi,  ka thënë se kjo Vetëvendosje nuk po e pranon realitetin e 9 shkurtit dhe se nuk po adaptohet me realitetin e ri politik. Sipas tij VV po vazhdon t’i përdorë taktikat e zvarritjes, duke bllokuar kështu formimin e institucioneve.

“Kjo është kur LVV nuk e pranon realitetin e krijuar pas 9 shkurtit. Kurti kërkoj 500k vota, ‘o krejt, o asgjë’ por me gjasë fitoj asgjë, sipas strategjisë së tij. Tash nuk po adaptohet me realitetin e ri politik ku nuk i ka votat për një shumicë parlamentare. Kështu po vazhdon me përdorë taktika të zvarritjes dhe po bllokohet formimi i institucioneve dhe qeverisë”, ka shkruar Muharremi.

Postimi i plotë:

Koha nuk po punon më për LVV

Sot i kemi parë tri fytyrat të LVV-së:

-Konjufca: Duhet dialog politik

-Murati: Opozita po bllokon

-Kusari: Shkojmë në zgjedhje

Kjo është kur LVV nuk e pranon realitetin e krijuar pas 9 shkurtit. Kurti kërkoj 500k vota, ‘o krejt, o asgjë’ por me gjasë fitoj asgjë, sipas strategjisë së tij. Tash nuk po adaptohet me realitetin e ri politik ku nuk i ka votat për një shumicë parlamentare. Kështu po vazhdon me përdorë taktika të zvarritjes dhe po bllokohet formimi i institucioneve dhe qeverisë.

Problemi i LVV-së është se koha nuk po punon më për ta. Bashkëpunimi me parti tjera nënkupton kompromis për pozitë ne kryeminisrit. E zgjedhjet e reja nënkupton që LVV është në trendin e rënies dhe mund të ulet deri në 30% pas krizës me rritje të rrymës herën e tretë dhe krijimin e një vale të re të inflaconit.

Metëvërtetë sa më shumë kohë kalon, LVV vetëmse humbë më shumë, nuk fiton asgjë. Por me këtë bllokadë po humbë dhe po rrezikohet Kosova më së shumti.

 

Ky është i dyshuari kryesor për vra’sjen e rreshterit në Kaçanik

Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës prej një muaj paraburgim kundër të miturit Rejan Bela, si i dyshuar kryesor për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika në Kaçanik.

“Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës prej një muaj paraburgim kundër të miturit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale në bashëkryerje vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.9 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e gjtkatës Themelore në Ferizaj.

Ndryshe gjatë ditës së sotme burime të IndeksOnline, të afërta me hetimet, kanë konfirmuar ekskluzivisht se personat e arrestuar janë: Rejan Bela, Haki Bela, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka, Rilind Murati, Diamant Gashi dhe Vatan Qaka.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamenti për të Mitur – Shabi Idrizi, ka vlerësuar se ekziston dyshimi I bazuar, se më datë 1 prill 2025 rreth orës 23:00 në Kaçanik, përkatësisht në hyrje të një ndërtese, i mituri në bashkëkryerje me madhorët H.B., R.M., V.Ç., E.L., Sh.K. dhe D.G., me dashje dhe me përgatitje paraprake ka privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin policorë – Rreshter M.L., me detyrë në Stacionin Policorë në Kaçanik, në atë mënyrë që viktima pas përfundimit të orarit të punës në ora 22:53, rrugës për në banesën e tij ku i njëjti ishte përcjellur në vazhdimësi nga madhorët deri tek hyrja e banesës së tij, ku pasi që hynë në objektin e banesës ku ai ka jetuar, duke u ngjitur shkallave, i mituri i shkon nga mbrapa dhe pasi që viktima hynë në objektin banesor, pas tij hyn edhe i mituri ku me të takuar të ndjerin ka shtënë në drejtim të tij me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gërzhoja të kalibrit 9.19 mm dhe nga plagët e marra viktima M.L., në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik nga ekipet mjekësore është konstatuar vdekja e tij, e cila ka ardhur si pasojë e plagëve të marra nga predhat e armës së zjarrit, e pastaj i mituri pas kryerjes së vrasjes ikë nga vendi i ngjarjes në drejtim të një lokali, ku bashkohet me të pandehurin R.M., i cili kishte qenë duke e pritur dhe së bashku largohen përmes një rrufe të qytetit ku ishin duke vrapuar I mituri dhe i pandehuri dëgjohet një zë duke i thënë “Bravo ik”, paraprakisht nga pamjet e kamerave vërehet i mituri së bashku me të pandehurin R.M. dhe V.Ç., dhe lëvizjet e të pandehurve tjerë, ndërsa pas vrasjes i pandehuri D., ka ndihmuar të miturin të largohet nga vendi i ngjarjes kurse i pandehuri H.B., rreth 14 minuta mbrapa vrasjes vjen në vendin e ngjarjes ndërsa pas 2 minutave largohet”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt.

Në njoftim po ashtu thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK- së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Gjesti reagon pas fitimit të BBVA: Jam tu u ndi…

Fituesi i Big Brother Vip Albania, Gjesti pak minuta më parë ka bërë reagimin e parë përmes rrjeteve sociale.

“Po dal prej ni eksperience qe s’kom me harru kurre! S’e kom dite qe jashte atyne mureve ka me m’prit kaq shume dashni. Jom tu u ndi shume i bekum! Falemnderit per krejt mesazhet, dashnine dhe përkrahjen qe ma keni dhon! Prej pamundësisë me ja kthy secilit, po du me ju thonë qe jom shume mirënjohes edhe ju du pafund.! Gati per patitullin e ri.”, ka shkruar Gjesti ,transmeton IndeksOnline.

Nga ana tjetër, Gjesti po vazhdon romancën e krijuar brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania. Ai dhe Egli nuk po ndahen nga njëri- tjetri.

Furrat në Prishtinë nisin rritjen e çmimeve

Pas vendimit për shtrenjtim të energjisë elektrike, disa furra në Prishtinë kanë rritur çmimet për disa produkte, e gjatë javës së ardhshme me çmime më të larta produktet do të jenë në të gjitha furrat në kryeqytet.

Një nga furrat në kryeqytet të dielën ka filluar të shesë produkte me çmimet e reja, që janë më të larta.

Në njërën nga këto furrë të dielën buka e thekrës është shitur 0.80 centë nga 0.60 sa ka qenë. Një krosant nga një 1 euro është bërë 1.20€, buka integrale nga 1 euro është bërë 1.20.

Ndërsa, buka nga 0.50 € pritet të bëhet 0.60€. Rritje të çmimit pritet të ketë edhe për byrekun në 1.60.

Pas ngritjes së çmimit të energjisë elektrike prej 16.1% që do të hyjë në fuqi nga 1 maji, ekspertët e ekonomisë kishin paralajmëruar se kjo do të ndikojë edhe në ngritjen e çmimeve.

Paralajmërim për rritje të çmimit të bukës ka pasur edhe nga Shoqata e Mullisëve të Kosovës.

E rëndë- Ky është i riu që vdiq nga aksidenti rrugën Prishtinë- Ferizaj

Një person ka mbetur i vdekur e një tjetër i lënduar rëndë si pasojë e një vet aksidenti që ka ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Policia ka thënë se viktima është mashkull. Insajderi mëson se emri i viktimës është Leonard Avdyli, rreth 30 vjeçar.

Bashkë me të në makinë ndodhej edhe një person tjetër që po trajtohet në QKUK.

”Sot rreth orës 04:30,ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë- Ferizaj, ku ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona, njëri nga të cilët nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka vdekur. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Rasti po hetohet nga zyrtarët e njësitit të trafikut rajonal”, tha Ahmeti.