div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-34118 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Ndodh edhe kjo: E godet policin me veturë dhe tenton të ikë

Një incident me përfshirje të një zyrtari policor është raportuar, ku një person dyshohet se nuk ka respektuar urdhrat e policisë dhe ka shkaktuar rrezik gjatë ndërhyrjes.

Sipas informacioneve, i dyshuari mashkull kosovar është ndaluar nga zyrtarët policorë, por i njëjti nuk u është bindur urdhrave të tyre. Në tentativë për t’u larguar, ai me veturë ka goditur në këmbë një zyrtar policor.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vranidoll të Prishtinës, ndërsa përkundër incidentit, nuk raportohet për lëndime serioze të zyrtarit policor.

I dyshuari është arrestuar nga policia dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti mbetet në hetime nga organet kompetente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *