div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
E trishtë: Kjo është 20-vjeçarja që humbi jetën bashk me babain tragjikisht

Një aksident tragjik me pasoja fatale është regjistruar në Lezhë, ku babë e bijë kanë humbur jetën pasi automjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi i përmbysur në një kanal. Ngjarja ka ndodhur në aksin dytësor Lezhë–Kakarriq, në zonën e njohur si Gocaj.

Viktimat janë identifikuar si doktor Anton Keçi, 52 vjeç, Shef i Shëndetësisë në IEVP Lezhë, dhe vajza e tij 20-vjeçare, Bora Keçi, studente në vitin e dytë në Fakultetin e Mjekësisë. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se aksidenti ka ndodhur gjatë orëve të pasdites, por u zbulua vetëm në mbrëmje.

Kanë qenë familjarët që, të shqetësuar nga mungesa e kontaktit, kanë nisur kërkimet, ndërsa më pas shërbimet e policisë kanë lokalizuar automjetin në kanal bashkë me trupat e pajetë. Vështirësia për gjetjen e tyre ka qenë e madhe, pasi zona ku ndodhej mjeti ishte e vështirë për t’u dalluar.

Në një postim ngushëllimi të shpërndarë nga Drejtoria e Burgjeve, bëhet me dije se 52-vjeçari ishte shef i Shëndetësisë në burgun e Lezhës, ndërsa e bija 20-vjeçare po ndiqte gjurmët e tij në Mjekësi pasi ishte studente në vitin e dytë të fakultetit. Anton Keçi ka shërbyer për 6 vite në sistemin penitenciar, thuhet në reagimin e Drejtorisë.

E rëndë: Babë e bijë humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Një aksident tragjik është regjistruar në Lezhë, ku dy persona, babë e bijë, kanë humbur jetën pasi automjeti i tyre përfundoi në një kanal me ujë.

Sipas Policisë së Shtetit, ngjarja është raportuar pasi familjarët kishin humbur kontaktet me viktimat, të cilët ishin nisur për në vendin e punës me automjet.

Më pas, në zonën e fshatit Gocaj, pranë një fabrike çimentoje, në një rrugë dytësore, është gjetur automjeti i rënë në kanal.

Pas ndërhyrjes së autoriteteve dhe nxjerrjes së mjetit nga uji, është konstatuar se në automjet ndodheshin pa shenja jete shtetasit A. K., 54 vjeç, dhe B. K., 20 vjeçe.

Dyshohet se automjeti ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit, ndërsa autoritetet kanë theksuar se ende po hetohen rrethanat e plota të ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Rritet çmimi i naftës në Kosovë

1 cent më shtrenjtë se ditën e djeshme do të shitet një litër naftë në Kosovë.

1.65 ishte çmimi të shtunën, kurse sot do të jetë 1.66 euro.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, benzina do të shitet për 1.44 euro, derisa çmimi i gazit do të jetë 0.86 cent për litër.

Çmimet do të hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë edhe për të hënën.

I dyshuari për sulmin në darkën ku ishte Trump, është mësues privat dhe programues

Cole Thomas Allen është i dyshuari për të shtënat në darkën e korrespodentëve ku po merrte pjesë presidenti amerikan, Donald Trump.

Sipas Sky News, Allen në një Linkedln e përshkruan veten si “inxhinier mekanik dhe shkencëtar kompjuterash me diplomë, zhvillues lojërash i pavarur me përvojë, mësues me lindje”.

Imazhi i profilit, nga maji 2025, duket se përputhet me pamjen e burrit të parë në postimin e Donald Trump në mediat sociale, i cili sipas tij tregonte sulmuesin në tokë.

Sipas profilit të tij, Allen mori një diplomë bachelor në vitin 2017 në inxhinieri mekanike nga Instituti i Teknologjisë i Kalifornisë në Pasadena dhe një diplomë master në shkenca kompjuterike nga Universiteti Shtetëror i Kalifornisë-Dominguez Hills.

CV-ja online e Allen thotë se ai punoi për gjashtë vitet e fundit në C2 Education, një kompani që ofron këshillim pranimi dhe shërbime përgatitjeje për teste për studentët që aspirojnë të hyjnë në kolegj.

Allen gjithashtu postoi se kishte zhvilluar një lojë video për platformën Steam bazuar në kiminë molekulare. Një postim nën emrin e tij thoshte se ai po punonte për të zhvilluar një lojë të re luftimi “me të shtëna nga lart poshtë” të vendosur në hapësirë.