Lajm i hidhur: Vdes rreshteri i Policisë
Ka ndërruar jetë rreshteri i Policisë së Kosovës, Sami Gashi, nga fshati Akrashticë i Vushtrrisë, pjesëtar i Njësisë Speciale.
Gashi ishte një nga pjesëtarët me përvojë në Policinë e Kosovës, i cili më herët kishte shërbyer edhe në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke kontribuar në periudha të ndryshme për vendin.
Humbja e tij ka prekur familjen, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën nga afër, të cilët e përshkruajnë si një njeri të përkushtuar, të disiplinuar dhe të gatshëm për shërbim në çdo kohë.
