div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-34157 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
LDK e propozoi Vjosa Osmanin, kjo është përgjigja e VV-së

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit, duke theksuar se partia e saj ka bërë hapa konkretë për tejkalimin e ngërçit institucional

Përmes një postimi në facebook, Nagavci bëri të ditur se Lëvizja Vetëvendosje, ka hequr dorë nga pretendimi për postin e presidentit, duke i hapur rrugë një zgjidhjeje konsensuale.

Sipas saj, VV ka ftuar dy partitë më të mëdha opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, që të propozojnë nga tre kandidatë unifikues jashtë skenës politike dhe që të njejtit ku shtoj se ende nuk ka pranuar ndonjë propozim.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! dje e bëri edhe një hap tutje për të mundësuar tejkalimin e ngërçit në zgjidhjen e presidentit, duke hequr dorë nga kjo pozitë dhe duke ftuar dy partitë më të mëdha opozitare që të vijnë me 3 propozime të kandidaturave unifikuese jashtë skenës politike, me integritet e kontribut të dëshmuar. Përtej deklaratave në media e rrjete sociale nga PDK e LDK, deri më tani, ne nuk kemi pranuar zyrtarisht asnjë propozim konkret karshi ofertës sonë për t’i dhënë vendit një president konsensual e unifikues.

Për shkak të peshës së situatës dhe rëndësisë së afateve, ne mbesim në pritje të propozimeve konkrete edhe sonte, dhe i ftojmë edhe njëherë PDK-në e LDK-në që të kontribuojnë në tejkalimin e situatës me propozimin e 3 emrave, dhe t’i vënë në dispozicion nënshkrimet e të gjithë deputetëve të tyre dhe t’i japim fund krizës dhe t’i ofrojmë qytetarëve stabilitetin institucional që vendi e meriton”, ka shkruar Nagavci.

Kujtojmë se të shtunën, kryetari i Lumir Abdixhiku i Lidhja Demokratike e Kosovës deklaroi se partia që ai drejton mund të propozojë edhe ish-presidenten Vjosa Osmani për postin e presidentit, por vetëm nëse sigurohen votat e nevojshme për zgjedhjen e saj.

“Por, nëse doni marrëveshje politike me LDK-në, atëherë flisni me ne. Presidentin e propozojmë ne me plot përgjegjësi. Mund ta propozojmë edhe Vjosa Osmanin, nëse na i garantoni 66 vota për të”, ka thënë Abdixhiku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *