Vdes 25 vjeçarja Jeta Muriqi
Ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare Jeta (Osman) Muriqi nga Peja.
Sipas njoftimit, e ndjera ka vdekur sot, më 20 maj 2026, pas një sëmundjeje të shkurtër, duke lënë pas dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe të afërmit.
Varrimi i së ndjerës do të bëhet po sot, më 20 maj 2026, në varrezat e qytetit, ndërsa funerali niset nga shtëpia e së ndjerës në ora 15:00.
