div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-4 date-paged-4 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
E rëndë: Vdes një foshnjë gjatë lindjes

Një rast i rëndë ka ndodhur në Gjakovë.

Raportohet se gjatë procesit të lindjes një foshnjë ka ndërruar jetë. Sipas raportit policor rasti ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 12:30 minuta.

Policia bën të ditur përmes raportit se lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Po ashtu është bërë e ditur se rasti po hetohet nga ekipet relevante.

Rasti është cilësuar si HETIM I VDEKJES.

IHMK del me njoftim: Nga kjo ditë priten reshje shiu e breshëri

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vala e të nxehtit afrikan do të vazhdojë të ndikojë mbi vendin sot edhe nesër, për t’u zëvendësuar nga një front i freskët që do të sjellë reshje, stuhi dhe rënie të ndjeshme të temperaturave.

Ndryshimi i madh pritet të ndodhë nga dita e mërkurë, kur një front i freskët atmosferik do të sjellë reshje shiu, breshër dhe shkarkime rrufesh

Sipas IHMK-së sot mbi vend do të ketë mot me diell dhe vranësira të pakta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s.

Lajm i hidhur: Vdes në moshë të re minatori i Trepçës

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka bërë të ditur se me dhimbje të madhe ka pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të minatorit dhe anëtarit të kësaj sindikate, Rexhep Pllana.

I ndjeri ishte pjesë e Ndërmarrjes Trepça – Flotacion Stan-Tërg, ku njihej për përkushtimin dhe punën e palodhshme në shërbim të sektorit minerar.

Sindikata ka shprehur ngushëllime të sinqerta për familjen Pllana, bashkëpunëtorët dhe të gjithë kolegët minatorë, duke e cilësuar këtë një humbje të madhe për komunitetin e tyre.

E rëndë: Vdes një 27-vjeçar, ishte nën ndikim të alkoolit sulmonte kalimtarët, më pas ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lipjan, ku një person ka humbur jetën në rrethana të dyshimta pas një incidenti në rrugë.

Gazeta Sinjali mëson se viktima është një 27 vjeçar, i cili rreth orës 00:00, në rrugën “Haradin Bajrami”, ishte parë nën ndikim të alkoolit duke dalë në shiritin rrugor dhe duke sulmuar vetura dhe kalimtarë të rastit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të cilat kanë vendosur situatën nën kontroll, ndërsa në lokacion ka arritur edhe emergjenca mjekësore. Megjithatë, mjekët kanë konstatuar se 27-vjeçari kishte ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë: Hetuesit policorë, Njësitë relevante, dhe Prokurori i krimeve të rënda, i cili ka urdhëruar që të kryhen veprimet e nevojshme hetimore, përfshirë kontrollin e kamerave të sigurisë që mbulojnë zonën.

Lidhur me rastin është intervistuar edhe një dëshmitar i cili ka deklaruar se ishte sulmuar nga viktima para se ky i fundit të ndërronte jetë.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar si “Hetim mbi vdekjen – Trup i pajetë”, ndërsa trupi i të ndjerit është dërguar në IML për obduksion.

Hetimet janë në vazhdim.

Ky është 19 vjeçari që ndërroi jetë pas aksidentit në Istog

Ka ndërruar jetë një 19 vjeçar në QKUK i cili ishte aksidentuar në Dubravë të Istogut më 29 qershor.

IndeksOnline ka mësuar së viktima është, Gentrit Metaj.

Lajmin për vdekjen e tij për IndeksOnline e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës në policinë e Pejës, i cili shtoi se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Ka ndërruar jetë njëri prej të aksidentuarve me datën 29 qershor në fshatin Dubravë të Istogut. Viktima ka qenë duke u trajtuar në QKUK. Në orët e pasdites jemi njoftuar se ka vdekur.  Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, tha Gashi.