div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-2 date-paged-2 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Amerika e mirëpret vendimin e Qeverisë Kurti

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vlerësuar Kosovën për qëndrimin e saj të qartë kundër terrorizmit. Vlerësimi vjen pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për shpalljen e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) si organizatë terroriste.

Byroja  për Kundërterrorizëm në Departamentin Amerikan të Shtetit, ka theksuar se ky hap shihet si një tregues i përkushtimit të Kosovës ndaj sigurisë ndërkombëtare dhe luftës kundër terrorizmit.

“Faleminderit Kosovës për qëndrimin kundër terrorizmit dhe për shpalljen e IRGC-së si organizatë terroriste”, shkruan DASH në platformën X.

Qeveria shpall si organizatë terroriste organizatën e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike

Më 20 prill Qeveria e Kosovës ka marr vendim për shpalljen e Organizatës së Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) si organizatë terroriste në territorin e Republikës së Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se ky vendim synon forcimin e bazës ligjore dhe strategjike të vendit në raport me sigurinë ndërkombëtare dhe luftën kundër terrorizmit.

E trishtë: I riu nga Kosova vdiq në Gjermani

Një 30-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në një aksident trafiku të ndodhur në Gjermani.

Viktima, Besnik Fana, nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve të rënda të marra në aksident, i cili ndodhi të enjten.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe familja nga Prishtina, e cila ka shprehur dhimbje të madhe për humbjen.

Në një njoftim në rrjete sociale, familjarët kanë thënë se ai do të kujtohet për mirësinë dhe respektin ndaj të gjithëve, ndërsa detajet për ceremoninë mortore pritet të bëhen të ditura më vonë.

“Besniku do të kujtohet gjithmonë për zemrën e tij të madhe, mirësinë dhe respektin ndaj të gjithëve.” – thuhet në postimin e bërë në Facebook.

Sot ditë zie në Kosovë

Ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu ka thënë se dita e sotme (e premte) është shpallur ditë zie shtetërore në nderim të jetës dhe veprës së akademikut Rexhep Qosja.

“Me këtë vendim, shteti ynë shpreh nderimin dhe mirënjohjen për një personalitet që i dha kulturës shqiptare dije, vepër dhe autoritet”, ka shkruar Haxhiu.

Qosja vdiq sot në moshën 89-vjeçare.

A po bëhet Bashkim Jashari president? Zbulohen detaje nga takimi me Kurtin

Burime të afërta me kryeministrin Albin Kurti bëjnë të ditur për Gazetën Minuti se gjatë një takimi të zhvilluar së fundmi me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, janë diskutuar një sërë çështjesh me rëndësi strategjike për vendin.

Sipas këtyre burimeve, në fokus të bisedës kanë qenë zhvillimet e fundit rreth transformimit dhe avancimit të Forca e Sigurisë së Kosovës, përfshirë edhe mundësinë e ndryshimit të ligjit që rregullon funksionimin dhe mandatin e saj. Ky ndryshim shihet si një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të mëtejshëm të kapaciteteve mbrojtëse të vendit, në përputhje me aspiratat euroatlantike të Kosovës.

Po ashtu, pjesë e diskutimit ka qenë edhe çështja e zgjedhjes së presidentit të ardhshëm të vendit. Burimet bëjnë të ditur se gjatë këtij takimi, emri i gjeneralit Jashari është përmendur si një nga opsionet potenciale për këtë post të lartë shtetëror.

Megjithatë, sipas të njëjtave burime, gjenerali Jashari nuk ka dhënë një përgjigje të menjëhershme lidhur me këtë propozim. Ai ka kërkuar kohë shtesë për të reflektuar, duke theksuar se i nevojiten të paktën dy ditë për të shqyrtuar me kujdes ofertën dhe për të marrë një vendim përfundimtar.

Hashim Thaçi feston ditëlindjen, ja sa vite mbushi

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen e tij të 58-të. Edhe kjo datëlindje Thaçin e gjen në Hagë ku po vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Hashim Thaçi, i lindur më 24 prill 1968, ishte presidenti i pestë i Republikës së Kosovës.

Ai ishte kryeministri i parë i Kosovës së pavarur, ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër në kabinetin e kryesuar nga Isa Mustafa, i cili mori detyrën më 12 dhjetor 2014.

Thaçi ishte gjithashtu kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Ai u ngrit në rend të parë si kreu politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Nuk din me lexu oj loçkë” – Canaj kërkon që mentori i doktoraturës së Gecit të dalë para gjyqit

Analisti Shemsi Jashari në emisionin “Click” në RTV21 tha se në partinë Vetëvendosje ka deputetë që kanë hapur llogari bankare për herë të parë pasi janë bërë deputetë.

Këtu replikoi edhe Blerim Canaj duke thënë se ka deputetë që nuk dinë as të lexojnë.

Paraprakisht duke iu referuar deputetit Fatos Geci për deklaratat që bëri ndaj deputetes Vlora Çitaku, tha se mentori që atij i ka dhënë doktoraturën duhet të dalë para gjyqit.

“Qysh është e mundur që ti se kalon as shkollën fillore as të mesme kur s’din me lexu, a po e kuptoni si i kemi punët”, tha ai.
“Ti deputet ki që s’din me lexu oj loçkë”, tha ai.

Kuvendi i Kosovës me dy seanca sot, në agjendë 10 pika të rëndësishme

Në Kuvendi i Kosovës sot pritet një ditë me agjendë të ngjeshur, pasi do të zhvillohen dy seanca.

Në orët e paradites, rreth 10:00, deputetët do të mblidhen në një seancë të veçantë kushtuar nderimit të kongresmenit amerikan Eliot Engel, si shenjë respekti për kontributin e tij.

Më pas, në orën 11:00 do të vazhdojë edhe seanca e rregullt plenare, ku ligjvënësit pritet të shqyrtojnë dhe trajtojnë dhjetë pika të ndryshme të rendit të ditës.

Rendi i ditës

1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3. Pyetjet parlamentare,
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-034 për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 2. të Marrëveshjes
Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2020,
5. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 1O/L-O35 për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 1. të Marrëveshjes
Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2019, pjesa
e dyte, objektivi 1,
6. Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,
7. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
8. Zgjedhja e anëtarëve ne Komisionin e Pavarur të Mediave,
9. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj komunitetit
shqiptar në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, në përputhje me standardet evropiane,
10. Propozimi i Grupit parlamentar “Multietnik” për zëvendësimin e deputetëve në komisione
parlamentare.

E rëndë: I riu gjendet pa shenja jete në banesën me qira

Një rast i rëndë është regjistruar në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete në një banesë me qira, mëson Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 23 prill 2026, në rrugën “Papa Gjon Pali”, ku pronari i banesës, pasi ka hyrë në hapësirën që e kishte lëshuar me qira, ka konstatuar se qiramarrësi ndodhej pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, i cili ka konfirmuar vdekjen e Ajvaz Pirecit, 36 vjeç.

Rasti është trajtuar nga të gjitha njësitë relevante policore dhe hetimet rajonale, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, i cili pritet të sqarojë rrethanat dhe shkakun e vdekjes.

Hetimet janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

MINTI cakton çmimet tavan, ja sa kushton sot nafta

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara (tavan) për shitjen e derivateve të naftës për datën 24 prill 2026.

Sipas vendimit të fundit, çmimet që hyjnë në fuqi nga ora 10:00 janë si vijon:

Nafta (dizel): 1.63 euro për litër;

Benzina: 1.40 euro për litër;

Gasi: 0.87 euro për litër.

MINTI ka bërë të ditur se këto çmime janë maksimale dhe asnjë pikë e shitjes së karburanteve nuk guxon të shesë mbi këto vlera. Ky vendim vjen si masë për të mbrojtur konsumatorët nga lëvizjet e pakontrolluara të çmimeve në tregun e derivateve.

Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo parregullsi apo tejkalim të këtyre çmimeve. Ankesat mund të adresohen në:

Email: konsumatori@rks-gov.net

Nr. tel.: 0800 11000

Këto çmime do të jenë valide për 24 orët e ardhshme nga momenti i hyrjes në fuqi./Insajderi