div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-2 date-paged-2 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Kurti e injoron propozimin e LDK-së për Vjosa Osmanin: Nuk kam pasur as një emër as nga LDK-ja as nga PDK-ja as privatisht as publikisht

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se gjatë takimeve me opozitën për çështjen e presidentit nuk është propozuar asnjë emër konkret nga ana e tyre.

Ai theksoi se asnjë subjekt opozitar nuk ka sjellë propozime zyrtare apo jozyrtare.

“Nuk kemi pasur asnjë emër, asnjë emër zyrtarisht nuk na kanë sjellë, as PDK-ja, as privatisht e as publikisht”, ka deklaruar Kurti.

Sipas tij, mungesa e propozimeve konkrete nga opozita e ka vështirësuar avancimin e bisedimeve për arritjen e një marrëveshjeje.

 

Ndërkohë, kujtojmë se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një reagimi publik kishte propozuar emrin e Vjosa Osmanit për presidente, duke kërkuar nga Kurti garanci për sigurimin e 66 votave.

Çështja e Presidentit, deklarohen nga VV-ja

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, tha se partia e saj është e gatshme të japë nënshkrimet e nevojshme për tre kandidatë për president, sapo që emrat të propozohen nga PDK-ja dhe LDK-ja.

“Arsyeja e tre kandidatëve është që PDK dhe LDK të bëhen pjesë e procesit. Dhe, do të shmangeshin zgjedhjet e reja sepse do të merrnin pjesë në votim 80 deputetë”, tha ajo.

Nagavci tha se LVV tërheqë kandidatët e saj për president, por opozita duhet që paraprakisht të propozojë të paktën dy emra për president.

Ajo tha se pranuar asnjë nënshkrim nga LDK-ja për të propozuar ish-presidenten Vjosa Osmani për presidente.

E pyetur që të konfirmojë raportimet se LVV po bisedon me Bashkim Jasharin që ai të kandidohet për president, Nagavci tha:

“Nuk mund të konfirmoj informacionin që po qarkullon në media. Ajo që mund të konfirmoj është që si LVV kemi bërë propozime të njëpasnjëshme dhe i fundit ishte propozimi i tre kandidatëve”.

Seanca për Presidentin, AAK-ja del me këtë vendim

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka kritikuar thirrjen e seancës për presidentin.

AAK-ja ka vendour të mos merr pjesë për seancën për Presidentin.

Ajo ka thënë se kjo është një shpikje e LVV-së.

“Asnjëherë s’ka ndodh me u thirr një seancë me diskutua për presidentin. Si është e mundur të thirret një seancë në orën 17:00 dhe të diskutohet për presidentin. Jo, kryetare, nuk diskutohet në parlament për presidentin, sillen emrat të cilët ju jeni dakorduar dhe aty votohet. Por që të diskutohet e keni shpikur një praktikë të re, këtë po e zbulon LVV”, ka thënë ajo gjatë seancës së Kuvendit.

Në reagim e saj, kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu ka thënë se Kuvendi është vendi ku duhet të diskutohet duke shprehur besimin se deri në orën 17:00 do të ketë emra të propozuar për presidentin

Joshua do të rikthehet në ring më 25 korrik, do të përballet me një shqiptar

Anthony Joshua do të rikthehet në boks me një meç rikthimi më 25 korrik në Riad, përpara një përballjeje të mundshme të shumëpritur me Tyson Fury më vonë këtë vit.

Ish-kampioni i unifikuar i botës në peshat e rënda do të përballet me shqiptarin Kristian Prenga në Arabinë Saudite këtë verë, në atë që do të jetë meçi i tij i parë pas rikthimit në stërvitje.

Ky duel vjen pas një periudhe të vështirë për Joshuan, i cili u tërhoq përkohësisht nga aktiviteti pas një aksidenti tragjik me makinë në Nigeri, ku humbën jetën dy miq të tij të ngushtë, shkruan “Sky Sports”, përcjell “Gazeta Express”.

Ky meç shihet si një “warm-up” përpara një superpërballjeje të mundshme me Tyson Fury, që pritet të ndodhë më vonë gjatë vitit.

Promoteri Eddie Hearn ka konfirmuar se ekziston një marrëveshje për një duel të madh Joshua – Fury, por fillimisht britaniku duhet të kalojë testin e korrikut.

Joshua ka deklaruar se është i motivuar për rikthim dhe për të vazhduar karrierën e tij në nivelet më të larta:

“Kam marrë kohë për t’u rikthyer më i fortë dhe më i fokusuar. Tani jam gati për hapin e radhës,” ka thënë ai.

Kristian Prenga, kundërshtari i tij, konsiderohet një test i fortë para sfidave të mëdha që e presin Joshuan.

Pavarësisht se është më pak i njohur, boksieri shqiptar e ka një rekord të fortë dhe shihet si rrezik potencial për surprizë.

Sot mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, caktohet ora

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovë.

Sipas njoftimit zyrtar, seanca është caktuar të nisë në orën 17:00 dhe do të mbahet në sallën e seancave të Kuvendit.

Në rend dite është diskutimi lidhur me zgjedhjen e kreut të shtetit, një ditë para skadimit të afatit kushtetues për përmbylljen e këtij procesi.

Rasti i spiunazhit: Jelena Gjukanoviq dënohet me 6 vjet burgim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtore Jelena Gjukanoviq, duke e dënuar me 6 vjet burgim për veprën penale të spiunazhit.

Sipas aktgjykimit, ajo është dënuar për bashkëpunim me BIA, duke përcjellë informacione të ndjeshme që lidhen me sigurinë dhe institucionet e Kosovës.

Vendimi u shpall në seancën e sotme, ndërsa prokuroria kishte kërkuar dënim maksimal, kurse mbrojtja i kishte kundërshtuar akuzat gjatë gjithë procesit gjyqësor.

Thirret seanca për zgjedhjen e Presidentit

Sot do të mbahet seanca në përpjekje për zgjedhjen e presidentit.

Këtë e ka bërë të ditur kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, raporton teve1.info

Partitë ende nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje për çështjen e presidentit.

LVV të shtunën ka kërkuar nga PDK e LDK të propozojnë tre emra për president që sipas tyre duhet të jenë jopartiak, me kredibilitet e të dëshmuar.

PDK ka refuzuar të propozojë emra, ndërsa LDK ka shprehur gatishmëri për një gjë të tillë duke përmendur edhe Vjosa Osmanin si emër me kushtin që LVV ia garanton 66 vota.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci ka thënë të dielën se nuk kanë marrë propozime konkrete dhe zyrtare nga PDK e LDK.

A do të ketë sonte seancë për presidentin? Ky është lajmi i fundit

Kuvendi i Kosovës gjatë ditës së hënë pritet të mbajë edhe një seancë.

Gazetarja e Klan Kosovës, Sala Gashi, bën të ditur se nga burime jozyrtare është mësuar se të zgjedhurit e popullit do të mblidhen edhe për çështjen e presidentit, transmeton Klankosova.tv.

“Klan Kosova mëson nga burime jozyrtare se do të ketë seancë për presidentin e Republikës së Kosovës, pas seancës së rregullt plenare”, tha ajo.

Kujtojmë se afati për presidentin skadon nesër në ora 00:00.