div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Tomë Gashi e kritikon Albin Kurtin për fushatë me xhaminë e Ibrit

Avokati kosovar që njihet si përkrahës i kryeministrit Kurti, Tomë Gashi, ka kritikuar Kurtin për marrëveshjen për rindërtimin e xhamisë së Ibrit, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Sipas tij fushata në shtetin tonë laik duhet të koncentrohet në ndërtim të shkollave, spitaleve, fabrikave e me sy nga shqiptari e jo me ndërtim të kishave e xhamiave.

Postimi i tij:

Gabim o Albin!
Ne shtetin tone laik fushata duhet me u koncentru ne ndertim te shkollave , spitaleve, fabrikave e me sy nga Shqiptaria e jo me ndertim te kishave e te xhamiave!

Vdekje e papritur në Podujevë – familjarët kërkojnë obduksion për zbardhjen e rastit

Një rast i vdekjes së papritur është raportuar në Podujevë, ku një grua ka ndërruar jetë pasi është dërguar në Urgjencën e Qytetit, mëson Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 2 maj 2026 rreth orës 16:00, kur një person i gjinisë femër është sjellë në gjendje të rëndë në urgjencë, ku sipas mjekut kujdestar, është konstatuar vdekja e saj.

Bëhet fjalë për E.H (44-vjeçare) nga fshati Repë.

Sipas vlerësimeve fillestare mjekësore, dyshohet se viktima mund të ketë pësuar një sulm, megjithatë familjarët kanë kërkuar që të kryhet obduksioni, me qëllim të sqarimit të plotë të shkaqeve të vdekjes.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe hetimore, ndërsa në konsultim me Prokurorin kujdestar të Departamentit për Krime të Rënda, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Trupi i pajetë është marrë nga mjekësia ligjore për procedurat e mëtejshme.

Hetimet janë në vazhdim.

”Nuk harroi me më thirrë në dasmë”, -Rrëfimi prekës i Vlorës për dasmën e Luanit

Ish-ambasadorja Vlora Çitaku ka publikuar disa fotografi nga dasma e Luan Haradinajt, djalit të Shkëlzen Haradinajt.

Ajo ka ndarë edhe një rrëfim emocional lidhur me Luanin, duke kujtuar një moment para shumë vitesh gjatë një ngjarjeje në Dukagjin, kur i kishte thënë që të mos harronte ta ftonte në dasmën e tij.

Sipas Çitakut, Luani e kishte mbajtur mend këtë premtim dhe e kishte ftuar në ditën e tij të veçantë.

“Me shumë dashuri mora pjesë në dasmën e Luanit, djalit të Shkëlzenit e Syzanës. Luanit që u rrit pa e njohur babanë dhe axhën, por që me krenari mban emrin e tij. Një emër që nuk është vetëm kujtim, por përgjegjësi, dinjitet dhe vazhdimësi.

Nuk e harroj kurrë një moment shumë vite më parë, në shënimin e Epopesë së Dukagjinit. Luani i ri na priste pranë vendit ku pushojnë heronjtë, krah bacës Hilmi. Ishte veç një fëmijë, por me një pjekuri që të linte pa fjalë. Stoik, i qetë, me një qëndrim që i kishte hije burrave të rritur mes legjendash.

Atë ditë i pata thënë: ende je i vogël, por kur të rritesh e ta gjesh dashurinë, mos harro me më thirrë në dasmë. Ndër vite, jam mbushur me krenari teksa e kam parë me uniformën e Ushtrisë së Kosovës. Taman oficer ushtrie.

Dhe ja, pas më shumë se një dekade, më erdhi ftesa. Nuk kishte harruar Luani. U trashëgofsh, Luani i Kosovës ❤️”, ka shkruar Çitaku.

Ndërron jetë zv/rreshterja e Policisë së Kosovës

Ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare zv/rreshterja e Policia e Kosovës, Sute (Musë) Dreshaj nga fshati Nabërgjan i Pejës, pas një sëmundjeje të rëndë.

E ndjera shërbeu për vite me radhë në njësitë kufitare të Policisë së Kosovës, në pikën kufitare Kullë, në kufirin Kosovë–Mali i Zi, nën Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë.

Deri në fund të jetës së saj, Dreshaj ishte në marrëdhënie pune, e angazhuar në detyrat e saj profesionale në shërbim të sigurisë kufitare.

Ajo kujtohet nga kolegët dhe komuniteti si një police e përkushtuar, e disiplinuar dhe shumë e respektuar në mjedisin ku punoi dhe jetoi.

Sipas familjes, ceremonia e varrimit do të mbahet sot në orën 17:00 në varrezat e fshatit Nabergjan, ku pritet pjesëmarrje e familjarëve, kolegëve dhe qytetarëve për t’i dhënë lamtumirën e fundit.