Sjellje arrogante| Ngriti 3 gishta para Policisë në Leposaviq – përfundon në stacion
Një incident i pazakontë është regjistruar në Leposaviq, ku një i ri ka përfunduar në stacion policor pasi ka provokuar zyrtarët gjatë patrullimit, mëson Sinjali.
Ngjarja ka ndodhur më 2 maj 2026 rreth orës 23:30, në rrugën “24 Nëntori”, ku i dyshuari Radenko Ilic (20-vjeçar), duke lëvizur në këmbë, ka reaguar ndaj një patrulle policore duke ngritur tre gishta në drejtim të tyre.
Sipas informacioneve, veprimi është konsideruar provokues, çka ka bërë që Policia ta ndalojë dhe ta shoqërojë në stacion.
Në konsultim me gjyqtarin për kundërvajtje, ndaj tij është iniciuar rast për “Sjellje arrogante”, sipas dispozitave ligjore në fuqi.
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
