“Tu e pa sojin e kësaj femre, jam ka e lëshoj edhe gruan”- Koment skandaloz i kryeshefit të Trainkosit për Ganimete Musliun

Asdren Ademi, zyrtar në Trainkos, ka publikuar një koment skandaloz të kryeshefit ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje publike, Agron Statovcit, kundër deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliut.

Në bazë të fotografisë së publikuar nga Ademi, Statovci thotë në një video të publikuar të Musliut: “Tu e pa sojin e kësaj femre jam ka e lëshoj edhe gruan…”, shkruan Insajderi.

Ademi tha se për një koment të bërë lidhur me renovimet e infrastrukturës hekurudhore në ‘Facebook’, ndaj tij në korrik të këtij viti ishte iniciuar procedurë disiplinore nga vetë kryeshefi.

“Dallimi mes meje Asdren Ademi puntor i Trainkosit dhe i Agron Statofcit Kryeshef i Trainkosit. I njejti per komentin tim ka nis procedur deciplinore duke u thirr ne kodin e etikes e ky veq etik nuk ka. Shikoni fotot dhe faktet”, thuhet në postim.

Gazeta Imazhi nuk ka arritur të verifikojë autenticitetin e komentit të kryeshefit të Trainkosit. /Insajderi.org/

 

I dyshuari për spiunazh pranoi se ishte rekrutuar nga BIA serbe

Prokuroria Speciale ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Fehim Salit, i dyshuar për spiunazh, duke pretenduar se ai ishte rekrutuar nga Shërbimi Inteligjent Serb – BIA dhe se i kishte ofruar këtij shërbimi informacione në dëm të interesave të Kosovës.

Prokurori i rastit, Bekim Kodraliu, ka deklaruar se provat e siguruara në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë Kosovare për Inteligjencë (AKI) kanë krijuar dyshim të bazuar se Sali ishte rekrutuar nga BIA, konkretisht nga zyrtari i këtij shërbimi, Zheljko Matoviq.

“Sot, Prokuroria Speciale ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Fehmi Sali”, tha Kodraliu.

Sipas tij, gjatë procedurës për caktimin e paraburgimit, vetë i pandehuri ka deklaruar se ishte rekrutuar dhe se kishte pasur kontakte të vazhdueshme me zyrtarë të BIA-s.

“Me rastin e paraqitjes së kërkesës për caktimin e paraburgimit, i pandehuri edhe vetë deklaroi se ka qenë i rekrutuar dhe ka pasur kontakte të vazhdueshme me zyrtarë të BIA-s”, deklaroi prokurori.

Kodraliu bëri të ditur se hetimet ndaj Salit kanë zgjatur më shumë se një vit. Gjatë kësaj periudhe, sipas tij, janë zbatuar edhe masa të veçanta hetimore.

“Është duke u hetuar për më shumë se një vit. Ndaj tij kemi zbatuar masat e veçanta hetimore dhe, nga hetimet që kemi zhvilluar, i njëjti ka pasur kontakte të ndryshme me zyrtarë të tjerë vendorë dhe me autoritete të Serbisë”, tha ai.

Prokurori tregoi gjithashtu se një ditë më parë është kryer një bastisje në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, gjatë së cilës janë sekuestruar telefona dhe një shumë parash.

Sipas Prokurorisë, këto mjete dyshohet se mund të përbëjnë dobi pasurore të përfituar përmes kryerjes së veprës penale.

Prokuroria Speciale ka paralajmëruar se, pas përfundimit të hetimeve, mund të ngrejë aktakuzë ndaj Salit për veprën penale për të cilën tashmë pretendon se ka siguruar dyshim të bazuar.

Kodraliu nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastin, duke u arsyetuar me ndjeshmërinë e hetimeve që janë ende në zhvillim.

“Për shkak të hetimit që jemi duke zhvilluar dhe ndjeshmërisë së rastit, kërkojmë mirëkuptim nga ju që në këtë fazë nuk mund të japim më shumë informacione”, përfundoi ai.

35-vjeçarja shtatzënë në muajin e shtatë arrin pa shenja jete në spital – Prokuroria nis hetimet

ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në rajonin e Gjilanit, ku një 35-vjeçare, shtatzënë në muajin e shtatë, ka humbur jetën pasi gjendja e saj shëndetësore ishte rënduar, mëson Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është B.G. 35-vjeçare, nga fshati Drobesh i Vitisë.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, rreth orës 20:45, B.G kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Shtëpinë e Shëndetit në Viti, në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Për shkak të gjendjes së saj, ajo është nisur menjëherë për në Spitalin Rajonal në Gjilan. Sipas të dhënave të siguruara nga Prokuroria, 35-vjeçarja ka arritur në Emergjencën e spitalit pa shenja jete.

Rasti bëhet edhe më i rëndë nga fakti se e ndjera, sipas raporteve mjekësore të cituara në informacionet fillestare, ishte shtatzënë në muajin e shtatë.

Në Spitalin Rajonal kanë dalë hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme, Krim-teknika dhe Prokurori i Shtetit, ndërsa janë ndërmarrë veprimet e para hetimore për sqarimin e rrethanave të vdekjes.

Nga të dhënat e deritanishme, nuk janë evidentuar indicie se vdekja është shkaktuar nga ndonjë faktor i jashtëm apo veprim kriminal. Dyshimet fillestare janë se vdekja mund të ketë ardhur nga shkaqe natyrore, por shkaku përfundimtar ende nuk është përcaktuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, i cili pritet të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Hoxhaj, Kurtit: Liroje zyrën o deputet uzurpator (VIDEO)

Partia Demokratike e Kosovës ka vazhduar edhe të premten aksionin para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar respektimin e rendit kushtetues dhe thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit.

Një ditë më parë, deputetët e PDK-së i kishin bërë thirrje kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, që seancën ta thërrasë sot në ora 11:00.

Nga oborri i Qeverisë, deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka publikuar një video, përmes së cilës ka bërë të ditur se partia e tij do ta vazhdojë aksionin.

“PDK nuk zmbrapset. Liroje zyrën o deputet uzurpator”, ka shkruar Hoxhaj, duke iu drejtuar Albin Kurtit.

Dalin detaje të reja nga arrestimi i imamit të njohur në Pejë

Predikuesi i fesë islame nga Bosnjë e Hercegovina, Elvedin Peziq, është shoqëruar të enjten nga Policia e Kosovës për intervistim informues, para një aktiviteti që ishte planifikuar të mbahej në Vitomiricë të Pejës.

Lajmin për Radion Evropa e Lirë e konfirmoi Rexho Kojiq, nga organizata joqeveritare “Vullnetarët e Rinj” nga Kosova, organizatore e aktivitetit ku Peziq pritej të merrte pjesë të enjten.

“Tani e kanë transferuar në stacionin policor në Prishtinë. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë më tej, pasi urdhri ka ardhur nga Prishtina. Ai ka hyrë rregullisht në Kosovë, përmes pikëkalimit kufitar në Kullë [pikëkalim kufitar me Malin e Zi], sot rreth mesditës, me dokumente të Bosnjë e Hercegovinës”, tha Kojiq.

Sipas tij, ishte shoqëruar edhe Mithad Qeman, po ashtu predikues islamik, por ai ishte liruar menjëherë.

Kojiq tha se nga Policia i ishte thënë se nuk kishte nevojë për angazhimin e një avokati dhe se Peziq do të mbahej për gjashtë orë për verifikimin e identitetit.

Ai tha se qëllimi i vizitës së Peziqit në Kosovë ishte promovimi i një libri dhe se Policia e kishte pyetur nëse kishte leje nga Bashkësia Islame e Kosovës për mbajtjen e aktivitetit.

“Ai nuk është hoxhë në ndonjë xhami dhe nuk kishte nevojë për një leje të tillë. Bëhej fjalë për promovimin e një libri”, tha Kojiq.

Peziq kishte njoftuar se do të ligjëronte në Dobrushë, në Istog, dhe në këtë ngjarje do të merrte pjesë edhe Mithad Qeman, i cili do të promovonte një libër.

Kush është Elvedin Peziq?

Elvedin Peziq prej vitesh është aktiv në hapësirën online si “predikues fetar islam”, i njohur shpesh për qëndrime kontroverse, të cilat i shpreh edhe gjatë ligjëratave në Bosnje e Hercegovinë dhe në vendet e rajonit.

Ai konsiderohet një nga predikuesit konservatorë që e identifikojnë veten si selefi.

Fjala “selef” në gjuhën arabe e ka kuptimin “të parët” dhe u referohet tri gjeneratave të para të myslimanëve apo pasuesve të profetit Muhamed dhe ndjekësit e rrugës së këtyre tri gjeneratave e quajnë veten “selefi”.

Peziq konsiderohet gjithashtu një nga të ashtuquajturit “da’i” (person që fton të tjerët t’i bashkohen islamit) më të njohur në Bosnje e Hercegovinë.

Vetëm në Facebook, Peziq ka më shumë se 300 mijë ndjekës, ndërsa është aktiv edhe në platforma të tjera, ku thotë se jep udhëzime dhe këshilla fetare, u përgjigjet pyetjeve të ndjekësve dhe komenton apo reagon ndaj ngjarjeve dhe dukurive të ndryshme shoqërore.

Bashkësia Islame e Bosnje e Hercegovinës kishte reaguar më herët ndaj një postimi të Peziqit, në të cilin ai kishte thënë se “shoqëria perëndimore është rrënuar moralisht” kur gruaja “është nxjerrë nga shtëpia” dhe është bërë “gjithçka, përveçse nënë”. Bashkësia Islame e Bosnjës kishte vlerësuar se këto qëndrime nuk janë në përputhje me mësimet e Islamit për të drejtat dhe detyrimet e grave myslimane.

Qëndrimet e Peziqit janë kritikuar shpesh nga opinioni publik në Bosnje e Hercegovinë.

Kojiq tha se ka “interpretime të ndryshme” lidhur me rastin, por shtoi se, si organizator, është i njohur me veprimtarinë e Peziqit dhe se, sipas tij, ai nuk paraqet “rrezik për sigurinë e Kosovës”.

“Po të kishte pasur çfarëdo indikacioni për diçka të tillë, ne nuk do ta kishim mbështetur një tubim të tillë”, tha Kojiq.

Peziq dhe Qeman ishte planifikuar që të enjten të promovonin librin në Vitomiricë, në komunën e Pejës, e më pas edhe në Dobrushë, në komunën e Istogut. Një ditë më vonë, ata pritej të zhvillonin një aktivitet të ngjashëm edhe në Reçan, në rajonin e Prizrenit.

 

Tërheqja e LDK-së nga presidenti, vjen reagimi i Vetëvendosjes

Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi duke komentuar situatën e fundit politike pas tërheqjes nga LDK-ja për presidentin, duke theksuar se kjo nëse nuk ka ndonjë hile, kjo ofertë është për t’u përshëndetur.

“Nëse kjo rrethanë e re e krijuar nga LDK-ja për kontributin e zgjidhjes së bllokadës politike, nëse nuk ka diçka pas, është për t’u përshëndetur”, deklaroi Abrashi në Kanal 10, duke shtuar se Vetëvendosje menjëherë do të interesohet që të ecet përpara dhe të zgjidhet kjo bllokadë institucionale.

Ndryshe, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar pas mbledhjes së grupit parlamentar se partia e tij ka vendosur të tërhiqet nga çdo kërkesë për pjesëmarrje në qeveri, përfshirë edhe kërkesën për postin e presidentit.

Abdixhiku ka deklaruar se LDK është e gatshme te kontribuojë në zgjedhjen e një presidenti konsensual që mbron interesat e vendit.

“Albin Kurti është baba i BUDALLËVE” – Bekë Berisha nuk kursehet

Bekë Berisha deputet i Aleancës e ka quajtur kryeministrin në detyrë, Albin Kurti baba të budallve.

“Policia është e Kosovës, është e të gjithëve, por ka individ aty që janë shuar dhe e kanë puthur myhyrin e këtij babës së budallve ka asi”, tha Berisha.

Më tej gazetari e pyeti se ‘Kush është babai i tyre”, Berisha iu përgjigj duke thënë: “Albin Kurti, baba i këtij Llugiqit e këtyre”.

Deklarata e plotë:

VIDEO

Peci: Kam ankth ta them, por Kurti pas 6 shtatorit mund të bëjë diçka që Kosova s’ka parë me sy

Analisti Lulzi Peci në emisionin “Click” në RTV21 alarmoi se çfarë mund të ndodhë pas 6 shtatorit.

“Unë si qytetar i Kosovës i frikohem një skenari të tmerrshëm që neve mundet me na prit pas shtatorit, sepse e përmenda edhe një herë derdhjen e gjakut, problemi i kësaj është se na mundemi të mbërrijmë në një situatë më të komplikuar e deri në atë pikë që zoti Kurti me shpall gjendjen e jashtëzakonshme pa kurrfarë baze ligjore, pa parlament, pa kurgjo, edhe atëherë ne hyjmë në diçka që ende s’e ka pa Kosova me sy të vet edhe atëherë hap dyer për shumë procese politike si të brendshme, por po ashtu edhe me veriun, po ashtu edhe me krejt situatën këtu, kjo për mu është sistem kam ankth, ta them…”, tha ai, duke shtuar se druhet se Kurti mund t’i tejkalojë kompetencat për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme