Dy burra rrahin një grua, dërgohet në QKUK

Dy burra janë arrestuar pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një gruaje në Podujevë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Podujevë / 12.08.2026 – NN. Dy të  dyshuarit meshkuj kosovarë  raportohet se kanë kryer veprën e lartcekur ndaj se viktimës femër kosovare e cila  është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK . Të dyshuarit pas intervistimit me vendim te prokurorit dërgohen ne mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *