-1.3 C
Pristina
E hënë, 25 Nëntor, 2024

Vdes i riu nga Drenasi, ishte inxhinier!

Dita e martë nisi me një lajm të rëndë për familjen Hajdari dhe komunitetin e fshatit Dritan (Dobroshec) të Drenasit, pasi humbën një djalë të ri e të dashur.

Asdren Hajdari, një i ri i talentuar që humbi jetën pas një sëmundjeje të rëndë, do të kujtohet për shumë cilësi të veçanta.

Asdreni ishte një student i shkëlqyeshëm i Fakultetit Teknik, ku diplomoi me titullin inxhinier i ndërtimtarisë dhe një inxhinier i suksesshëm. Ai nuk shquhej vetëm për arritjet e tij akademike, por edhe për karakterin e tij pozitiv, sjelljen e matur dhe dashurinë që tregonte ndaj të gjithëve.

Ceremonia e varrimit të tij do të mbahet sot, më 29 tetor 2024, në orën 14:00, në varrezat e lagjes “Hajdari” në fshatin Dritan. Familja Hajdari falënderon të gjithë ata që po qëndrojnë pranë dhe shpreh mirënjohje për ngushëllimet dhe mbështetjen në këto momente të vështira.

“Të Allahut jemi, dhe tek Ai kemi për t’u kthyer.”

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here