Gjuriq nga Këshilli i Sigurimit bën thirrje të mos “votohet” Albin Kurti
Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, ka theksuar se Serbia nuk ka konflikt me shqiptarët në Kosovë, por me politikat dhe veprimet e kryeministrit Albin Kurti.
Ai ka përmendur aspiratat e shqiptarëve për paqe dhe prosperitet, duke kërkuar gjithashtu që këto aspirata të aplikohen edhe për komunitetin serb.
Gjuriq u ka bërë thirrje shqiptarëve në Kosovë që të refuzojnë politikat e përçarjes dhe konfliktit që sipas tij, vijnë nga ana e kryeministrit Kurti.
Ai e kritikoi kryeministrin Kurtin duke e quajtur atë një pasqyrë të regjimit që ai ka dëshiruar të luftojë para më shumë se një çerek shekulli.
