Ka vdekur gruaja që u akisdentua mbi një muaj më parë në Kllokot.
Akisdenti mes dy veturave që ndodhi më 12 prill të këtij viti, la të lënduar tre persona, derisa ditën e djeshme pasagjerja e njërës prej veturave vdiq.
Sipas policisë, njëri prej të lënduarve është duke u trajtuar në QKUK, derisa tjetri është liruar.
“Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave civile. Si pasojë, lëndime kanë pësuar dy vozitësit meshkuj kosovarë dhe një pasagjere femër kosovare. Pas tretmanit mjekësor njëri nga vozitësit është liruar, ndërsa vozitësi tjetër dhe pasagjerja janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm. Më 17.05.2025 nga QKUK është raportuar se pasagjerja ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.