Tronďitëse: I riu kosovar vriťet në Suedi
Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin shqiptar, pasi i riu Gent Maksutaj ka humbur jetën mbrëmjen e kaluar në Suedi.
Sipas informacioneve që janë publikuar deri më tani, ai dyshohet se është vrarë aksidentalisht si kalimtar i rastit gjatë një përplasjeje me armë zjarri mes dy grupeve kriminale.
Rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa autoritetet suedeze kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personave përgjegjës.
Lajmi për vdekjen e Gent Maksutajt ka prekur familjarët, miqtë dhe bashkatdhetarët, të cilët kanë shprehur dhimbjen e tyre për këtë humbje të rëndë.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Maksutaj. U prehtë në paqe Gent Maksutaj. 🕊️
