0.6 C
Pristina
E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Aksident i rëndë me fatalitet, vdesin dy persona

Një 50-vjeçare dhe bashkëshorti i saj kanë humbur jetën si pasojë e një vetaksindeti që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sllatinë.

Kështu ka bërë të ditur për Tëvë1 mjekja kujdestare Dafina Bashilli.

Ajo tha se të lënduar kanë mbetur edhe dy vajza, gjendja e të cilave është e rëndë.

“Sot, kemi pranuar tre pacientë. Dy prej tyre në gjendje të rëndë, të cilët edhe kanë humbur jetën. Ndërsa një paciente ka marrë lëndime mesatarisht të rënda, të cilës iu është realizuar një CD, po e presim rezultatin. Ndërsa, edhe e lënduara tjetër e ka gjendjen e rëndë”, tha ajo.

Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha se vendin e ngjarjes ka dalë policia, ekipi emergjent dhe zjarrfikësit.

“Menjëherë policia ka reaguar ne lokacion dhe janë njoftuar ekipet tjera emergjente dhe zjarrfikësit. Sipas informatave fillestare dyshohet se përveç lëndimeve të rënda trupore raportohet edhe për pasoja fatale në këtë rast. Autoritetet ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetime, përderisa për detaje do te njoftoheni pas raportimeve shtese nga zyrtaret nga vendi i ngjarje”, tha Hoxha.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here