Vesa Vllasaliu një nga emrat më të përfolur kohët e fundit në mediat rozë, po tërheq vëmendje të madhe për shkak të zhvillimeve në jetën e saj sentimentale.
Prej disa javësh, ndjekësit e saj në rrjetet sociale kanë vënë re sinjale që aludojnë për një romancë të re në jetën e saj. Në postimet që ka shpërndarë, Vesa ka lënë të kuptohet se është në një lidhje me futbollistin e njohur të Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, shkruan “Kosovarja”.
Dyshimet u forcuan edhe më shumë sot, kur Vesa publikoi një moment të veçantë, ku shihej brenda një veture luksoze. Edhe pse në pamje nuk shfaqet vetë Mirlindi, ndjekësit e saj kanë arritur të zbulojnë detaje që sipas tyre e konfirmojnë praninë e tij.
Bëhet fjalë për dizajnin e veturës, e cila i përket futbollistit, si dhe një orë luksoze e vendosur njëjta që Mirlind Daku është parë duke e mbajtur në paraqitje të mëparshme publike.