Kampionia e Kosovës, Drita sot do të mësojë kundërshtarin në fazën e parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.
Shorti nis nga ora 14:00 dhe Drita e Gjilanit në short është skuadër bartëse, ndërsa për kundërshtare do ta ketë njërën prej këtyre pesë skuadrave: Inter Club d’Escaldes nga Andorra, Differdange nga Luksemburgu, Vikingur nga Ishujt Faroe, Shelbourne nga Irlanda dhe Egnatian e Shqipërisë.
Të marten nga ora 15:00 hidhet shorti për fazën e parë kualifikuese të Europa ligës, aty ku do të marrë pjesë Prishtina si fituese e Kupës së Kosovës.
Prishtina në short nuk është bartëse, ndërsa përballë do të ketë një skuadër të nivelit serioz evropian. Shakhtar Donetsku i Ukrainës, Sheriff Tiraspoli i Moldavisë, Celje e Sllovenisë dhe Spartak Trnava e Sllovakisë janë kundërshtar të mundshëm të Prishtinës.
Prej orës 16:00 është shorti për raundin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës. Kundërshtarin e mëson Malisheva.
Vikinguri i Islandës, Partizani i Tiranës, Floriana e Maltës dhe St. Joseph’s nga Gjibraltari janë kundërshtarët e mundshëm të Malishevës.