Lëvizja Vetëvendosje siç duket e ka ndarë mendjen për kandidatin e tyre për komunën e Prishtinës.
Mediumi >Koha raporton me burime se ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, do të jetë kandidat për kryeqytet nga radhët e VV’së për zgjedhjet lokale të 14 shkurtit.
Çdoherë sipas këtij mediumi, prezantimi i Çekut si kandidat për kryetar do të bëhet nesër.
Emri i deputetit Glauk Konjufca është përfolur më së shumti për komunën e Prishtinës.