PAMJE: Një person dyshohet se u sųlmua me çekan në hyrje të Gjykatës

Një incident i rëndë dyshohet të ketë ndodhur sot në ambientet e Gjykatës së Suharekës, ku një person është sulmuar fizikisht me një çekan, shkruan Gazeta Infokus.

Lajmi është bërë i ditur nga mediumi lokal Suhareka Online, i cili raporton se viktima ka pësuar lëndime, ndërsa motivet e sulmit ende nuk janë bërë të ditura.

Pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes tregojnë hyrjen e gjykatës të rrethuar nga shirita të sigurisë, duke u shndërruar në një skenë të hetimeve policore.

Policia ende nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar, ndërsa pritet që hetimet të zbardhin rrethanat dhe përgjegjësit e këtij akti të rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *