35.5 C
Pristina
E diel, 6 Korrik, 2025

E mbylli nënën dhe motrën në shtëpi për të pirë kafe rehat me bashkëshorten – Arrestohet i riu nga Peja për dhunë në familje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës në fshatin Vitomiricë të Pejës, ku një grua bashkë me vajzën e saj janë viktimizuar nga sjelljet abuzuese të djalit/vëllait të tyre.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se K. A. 27-vjeçar, është denoncuar nga nëna e tij F. H. dhe motra A. H, pasi i njëjti bashkë me bashkëshorten e tij i kanë mbyllur brenda në shtëpi, duke ua pamundësuar daljen, vetëm për të pirë kafe në qetësi në ballkon.

Sipas deklarimit të viktimave, në momentin e ngujimit, bashkë me to kanë qenë edhe dy fëmijë të mitur, gjë që ka rënduar edhe më tej situatën.

Ky veprim, që sipas Prokurorisë përbën dhunë psikike, është cilësuar si “Dhunë në familje”, dhe i dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor për t’u marrë në pyetje nga hetuesit.

Pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, ndaj të dyshuarit është inicuar procedurë penale, por me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here