24.5 C
Pristina
E diel, 13 Korrik, 2025

Rrahje me grushte, karrige e thikë në një restorant– Policia jep detaje për konfliktin në të cilin njëri nxori edhe armën

Një përleshje e dhunshme ka ndodhur sot në një restorant në rrugën “Wesley Clark” në Ferizaj, ku katër persona janë arrestuar për përfshirje në një incident me lëndime të lehta trupore dhe kanosje me armë.

Ngjarja është raportuar në stacionin policor të Ferizajt rreth orës 03:40 të datës 12 korrik. Sipas Policisë së Kosovës, menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet patrulluese kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar të dyshuarit në stacion për intervistim.

Sipas hetimeve të para, rasti nisi pas një mosmarrëveshjeje verbale mes katër personave, që më pas u përshkallëzua në përleshje fizike ku janë përdorur grushta dhe karrige. Gjatë incidentit, njëri nga të dyshuarit ka nxjerrë një armë zjarri nga brezi, ndërsa një tjetër ka përdorur një thikë.

 

 

Policia ka sekuestruar në vendngjarje një armë zjarri me 14 fishekë si dhe një thikë të përdorur në konflikt.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve të tyre, ndërsa me vendim të prokurorit të rastit janë ndaluar për 48 orë.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here