22.8 C
Pristina
E mërkurë, 6 Gusht, 2025

Ministrit serb i përkeqësohet gjendja gjatë një paraqitjeje drejtpërdrejt në televizion

Ministrit për Investime Publike të Serbisë, Darko Gllishiq, i është përkeqësuar gjendja sot në mëngjes gjatë një paraqitjeje në programin e mëngjesit në televizionin serb “Pink”.

Emisioni është ndërprerë papritur, dhe sipas informacioneve jozyrtare, dyshohet se bëhet fjalë për një goditje të rëndë në tru.

Gllishiqi ishte i ftuar në programin e mëngjesit në televizionin “Pink”, por papritmas filloi të belbëzojë dhe nuk ishte në gjendje të shqiptonte asnjë fjalë të plotë. Prezantuesit e pyetën disa herë nëse ndihej mirë, por ai nuk mundi të përgjigjej, ndaj programi u ndërpre.

Gllishiqi u transportua urgjentisht në spital, ku së shpejti mbërriti edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Gllishiqi konsiderohet si një nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt.

Darko Gllishiq është ministër në Qeverinë e Serbisë që nga maji i vitit 2024. Ai është anëtar i Partisë Përparimtare Serbe që nga themelimi i saj dhe prej vitit 2016 ushtron detyrën e kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të PPS-së.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here