23.4 C
Pristina
E enjte, 14 Gusht, 2025

Vrasja e trefishtë në Gjilan, ja se çka deklaroi avokatja e djalit të Mefail Shkodrës që u dërgua në mbajtje

Enis Shkodra, djali i Mefail Shkodrës, njeriut që gjendet në arrati bashkë me dy djemtë tjerë, Engjëll Shkodrën dhe Edonis Shkodrën, pas vrasjes së trefishtë në Gjilan – ishte shoqëruar në Polici.

Lirije Kovani, avokatja e Enis Shkodrës, djalit të Mefail Shkodrës, ka treguar ekskluzivisht për Nacionalen, se si u lirua sot Enis Shkodra pas ndalimit 48 orësh.

Ajo rrëfen se si ishte njoftuar Enis Shkodra për rastin që ndodhi të dielën në Gjilan dhe se si alibia e tij ishte, se në ato momente, ai ndodhej në një nga restorantet e Gjilanit, në një aheng, siç thotë avokatja “duke ushtruar profesionin e tij si kameraman’.

“Shprehi ngushëllimet për familjarët e viktimave, për rastin tragjik të së dielës. Fillimisht të sqaroj për opinionin publik, që kam qenë mbrojtëse e njërit prej anëtarëve të familjes së ngushtë.

I njëjti ka alibi se në kohën kur ka ndodhur rasti, i njëjti ka qenë duke bërë video-xhirime në një aheng familjar në një nga restorantet e komunës së Gjilanit.

Ai është njoftuar nga nëna e tij për rastin që ka ndodhur dhe me të arritur në vendin e ngjarjes i njëjti i dëgjon njerëzit që flasin për rastin dhe për një moment, zyrtarët policorë e pyesin se kush është, i njëjti tregon se kush është dhe e marrin, e fusin në veturë zyrtare.

Me vendim të prokurorit, i njëjti intervistohet nën dyshimet për involvim në veprën penale, por më pas dëshmohet se i njëjti nuk ka qenë i involvuar në veprën penale”, thotë ajo.

VIDEO:

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here