19.1 C
Pristina
E premte, 22 Gusht, 2025

Edhe FFK-ja shtrenjton çmimet, 100 euro një biletë për ta parë Kosovën

100 euro do të kushtojë një biletë në zonën VIP të stadiumit “Fadil Vokrri” për të parë nga afër Kombëtaren e Kosovës në futboll.

Të premten, Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi se ka nisur shitja e biletave për ndeshje kualifikuese mes Kosovës e Suedisë.

Në njoftimin e FFK-së bien në sy ndryshimet në çmimoren e biletave.

Federata ka vendosur që të shtrenjtojë çmimet e biletave për 100% në disa zona.

Në sektorin e anës veriore dhe jugore të stadiumit “Fadil Vokrri” janë rritur dyfish. Nga 5 euro, një biletë në këto zonë tashmë do të kushtojë 10 euro.

Bileta në lindje do të kushtojë 20 euro nga 10 sa ka kushtuar në ndeshjet e kaluara, ndërkaq për ta parë një ndeshje nga perëndimi duhet të paguhet 30 euro.

Bileta më e shtrenjtë mbetet ajo në sektorin VIP, ku për të siguruar një ulëse në këtë zonë duhet të paguhet 100 euro.

FFK-ja ka ndjekur një praktikë të gabuar duke vendosur çmime standarde për të gjitha ndeshje pa marrë parasysh kundërshtarin apo kompeticionin.

Ndeshja mes Kosovës e Suedisë është e vlefshme për kualifikimet e Evropianit të 2026 do të zhvillohet më 8 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Shitja e biletave do të bëhet online në https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do.

Kosova bën pjesë në Grupin B së bashku me Slloveninë, Suedinë dhe Zvicrën.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here