Njësitet policore kanë realizuar një bastisje në një shtëpi në Podujevë, në kërkim të një personi ndaj të cilit kishte urdhër-arrest aktiv. Megjithatë, i dyshuari, mashkull kosovar, ka arritur të largohet para se të arrestohej.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia ka gjetur dhe konfiskuar:
- Një armë të gjatë
- Një pistoletë
- Katër karikatorë
- Dy thika dhe një brisk
- Dy fishekë
- Pajisje për pastrim të armës
- Substancë narkotike në sasi prej 7.60 gramësh
- Dy mullinj për bluarje
Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit, ndërsa hetimet po vazhdojnë për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit, si dhe për zbardhjen e plotë të rastit.
“Podujevë 17.10.2025 – 12:50. Njësitet policore në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar i cili kishte urdhër-arrest aktiv, (por kishte arritur të largohet) gjatë bastisjes kanë gjetur dhe konfiskuar një armë të gjatë, një pistoletë, 2-thika dhe 1-brisk, 4-karikatorë, 2-fishekë, pajisje për pastrim arme, substancë narkotike 7.60 gramë, 2- mulli për bluarje. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë



