Pesë persona kanë pësuar lëndime pas një aksidenti mes një veture dhe një autobusi në fshatin Slivovë – Ferizaj.
Rastin e ka konfirmuar për Gazeta Sinjali, Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Shoferi i veturës dhe katër pasagjerët janë lënduar, ndërsa katër prej tyre janë dërguar për trajtim në QKUK nga Emergjencia e Ferizajt.
“Me datën 17.10.2025 në ora 18:17 në rrugën magjistrale, fshati Slivovë‑Ferizaj Aksident trafiku me lëndime trupore ku në këtë aksident trafiku ishin të përfshira dy automjete: një veturë dhe një autobus me targa vendore me shoferët M.SH.K. Veç dëmeve materiale lëndime trupore pësojnë shoferi i veturës dhe katër pasagjerët, të cilët pas trajtimit mjekësor në emergjencën e Ferizajt, katër persona dërgohen në Q.K.U.K‑Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, njoftoi Veseli për Sinjalin.
Ndërkohë sipas deklaratës së deputetit Blerton Jakupi nga LDK Ferizaj, pesë të lënduarit janë anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor. Jakupi raportoi se një prej tyre është në gjendje kome.



