10.8 C
Pristina
E diel, 26 Tetor, 2025

U propozua për ministër nga Kurti, reagon Bufi

Emri i aktorit të njohur Fatmir Spahiu u përmend sot nga kryeministri Albin Kurti si propozim për të drejtuar Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit.

Spahiu konfirmoi vetë në një postim publik se kishte pranuar ftesën për këtë pozitë, duke e falënderuar Kurtin për besimin dhe për faktin që kishte përzgjedhur një profesionist jashtë radhëve të partive politike.

Megjithatë, qeveria e Kurtit nuk arriti të marrë votëbesimin në Kuvend, pasi siguroi vetëm 56 vota nga 61 sa nevojiteshin, çka e çon vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Në reagimin e tij, Spahiu shkroi me humor e qetësi:

“Para do dite pra edhe me një konfirmim pozitiv nga ana ime, sot në mëngjes i konfirmova Kryeministrit Kurti se do ta pranoj ftesën për pozitën Ministër i Kulturës dhe Turizmit. Pavarësisht që nuk u votu, e falënderoj zotin Kurti që tek unë pa një profesionist që do ta kryente mirë këtë detyrë, sidomos për përzgjedhjen e një personi që nuk është anëtar i ndonjë partie politike.”

Ai shtoi se do të vazhdojë të kontribuojë për vendin kudo që të ketë mundësi:

“Do të vazhdoj me promovu gjuhën e butë me respekt të ndërsjellë si deri tash. Do të vazhdoj me punu për me qenë Kosova e para! Rrnofte Kosova!”

Statusi u mbyll me ironi të lehtë:

“Me respekt, Fatmir Spahiu – i propozuari për Ministër, në një mëngjes vjeshte në Prishtinë.”

 

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here