E rëndë: Vetura godet për vdekje një këmbësor në Prizren

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën “Ismail Kryeziu” në Prizren.

Lajmin për Gazetën Sinjali ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se një veturë ka goditur një këmbësor, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.