Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar ndaj Vetëvendosjes duke akuzuar se po mblidhen në seancë për të votuar buxhet e marrëveshje me qëllim mbulimin e dështimeve politike.
Haradinaj, është shprehur se LVV, për katër vite “kanë bërë leckë ligjin dhe Kushtetutën”.
“Deri më sot, mbi 613 milionë euro janë pezulluar për Kosovën si pasojë e masave ndëshkuese të BE-së, fonde nga IPA dhe Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (ËBIF), të cilat u shkaktuan nga veprimet e Qeverisë Kurti. Raportet me Amerikën, në pikën më të ulët.
Tani, të njëjtit që kanë vepruar jashtëligjshëm dhe kanë uzurpuar institucionet, me qëllim të mbulimit të dështimeve politike e qeverisëse, bëjnë thirrje që sërish, po aq jashtëligjshëm dhe kundër rendit kushtetues, të mblidhen e të votojnë buxhet e marrëveshje “në emër të interesave të Kosovës””, shkroi ai mes tjerash.
Postimi i plotë:
Deri më sot, mbi 613 milionë euro janë pezulluar për Kosovën si pasojë e masave ndëshkuese të BE-së, fonde nga IPA dhe Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (ËBIF), të cilat u shkaktuan nga veprimet e Qeverisë Kurti. Raportet me Amerikën, në pikën më të ulët.
Tani, të njëjtit që kanë vepruar jashtëligjshëm dhe kanë uzurpuar institucionet, me qëllim të mbulimit të dështimeve politike e qeverisëse, bëjnë thirrje që sërish, po aq jashtëligjshëm dhe kundër rendit kushtetues, të mblidhen e të votojnë buxhet e marrëveshje “në emër të interesave të Kosovës”.
Por ku ka interes më madhor për Republikën e Kosovës sesa respektimi i ligjit dhe i Kushtetutës nga vetë “bartësit” e institucioneve?
Ku ka interes më madhor për Kosovën sesa mirëmbajtja, forcimi dhe avancimi i raporteve me SHBA-në, BE-në, aleatët tanë strategjikë?
Ligjin dhe Kushtetutën e keni bërë leckë, shtetin e keni bërë lodër, hipokrita.




