Kurti: Rritja mesatare ekonomike 6%, prandaj s’ka protesta të qytetarëve, por vetëm ankesa të opozitarëve

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në seancën për buxhetin dhe marrëveshjet ndërkombëtare, ku nuk po marrin pjesë partitë tjera përveç VV-së, në fjalën e tij tha se janë katër Komisione parlamentare që janë të përhershme dhe janë kyçe për situatat e zakonshme apo jo të zakonshme, shkruan Reporteri.net.

Ai tha se gjendja tani është esenciale për Republikën e që temat esenciale përkojnë pikërisht me fushëveprimtarinë e këtyre Komisioneve, Buxheti për 2026, për RTk, për 2025 për Komunat, Plani i rritjes së BE-së dhe marrëveshjet ndërkombëtare me Bankën Botërore”.

Kryeministri në detyrë tha se buxheti për vitin 2025 është më i madhi ndonjëherë, ndërsa këtu përmendi shtesat për fëmijët e lehonat, pensionet si dhe pagën e 13, ndërsa shtoi se sa i përket RTK-së përgjegjës për financimin e këtij institucioni është Kuvendi si themelues i tij, dhe se qeveria ka dhënë një herë një “over draft” për RTK dhe nuk mund të jam një të tillë mbi të.

“Buxheti për vitin 2026 më i madhi ndonjëherë, në vlerë katër miliardë euro. Risi është dhënia e pagës së 13 për sektorin publik. Gjithashtu është i përfshirë edhe zbatimi i rritjes së pagës bazë me 0.5% për çdo vit pune. Buxheti që kemi sjell në Kuvend për 2026 përfshin edhe rritjen e pensioneve, shtesave për lehona, fëmijë, pagesa për të ri dhe gra në Super Puna,e shumë mbështetje tjera për familjet anë e mbanë Kosovës. Me këtë buxhet rritet mbështetja për barna esenciale dhe për Kulturën e Sportin, për bujqit dhe investime në infrastrukturë publike. Sigurohet qëndrueshmëria e shtetit dhe e zhvillimit të tij”, tha Kurti.

“RTK është në rend dite, është institucion publik i themeluar nga Kuvendi dhe Kuvendi është përgjegjës për financim. Buxheti për RTK nuk varet nga Qeveria. Interaksioni i vetëm i RTK është me Kuvendin. Te rasti i RTK kemi lidhje direkte të Komisionit për Buxhet me therasin e shtetit që ndodhet në kuadër të MF. Pra as nuk ka propozim e as miratim nga Qeveria. Krejt çka bëhet është brenda Kuvendit duke themeluar Komisionin për Buxhet”

“Nëse opozita paska brenda për qeverinë në detyrë kjo nuk ekziston për RTK-në pasi financimi nuk ka të bëjë me qeverinë”.

“Në gusht të këtij viti, në mungesë ne si qeveri morëm vendimin për zgjidhje të përkohshme, një “over draft”, e cila do të mbulonte nevojat deri në konstituimin e Kuvendit. Por tash Kuvendi është i konstitutuar dhe uk ka arsye të refuuzohet miratimi i buxhetit, ndërsa qeveria e ka të pamundur të pfrojë over draft mbi over draftin, kur vet Kuvendi refuzon të alokojë buxhetin”, tha Kurti.

Në fund, Kryeministri në detyrë para deputetëve të partisë që ai drejton, që janë dhe të vetmit në sallën e Kuvendit bashkë me atë të partisë “Guxo”, tha se në Kosovë nuk ka krizë ekonomike. Ai tha se rritja ekonomike mesatare është 6% dhe prandaj nuk ka protesta të qytetarëve siç tha ai, por vetëm ankesa të opozitarëve.

“Buxheti i vitit 2026 që ka propozuar Qeveria që është miratuar në mbledhjen tonë është i rëndësishem, pasi duhet që janari t’i gjejë të gjithë me paga e me rritje. Në Kosovë nuk ka krizë ekonomike, rritja ekonomike në çerekun e dytë sivjet ka qenë 4.58% të bruto produkttit vendor. Në këto katër vite sa isha KM e tash edhe sa jam në detyrë, asnjëherë rritja ekonomike ska qenë nën 4%, rritja mesatare ekonomike është 6%, ndaj s’ka protesta të qytetarëve, por vetëm ankesa të opozitarëve. Në Kosovë nuk ka krizë ekonoimike. Rrezikojmë të kemi krizë sociale nga kriza buxhetore për shkak të përdormeve të procedurave. Le të jemi në nivel përgjegjësisë që kemi si përfaqësues të popullit”, tha Kurti.