Deputetja e Kuvendit të Kosovës ka reaguar pasi Glauk Konjufca dështoi të zgjidhet Kryeministër. Sikurse Albin Kurti, Konjufca mori vetëm 56 vota për e s’ishte as afër atyre mininmale që u duheshin.
Pas kësaj Albulena Haxhiu si nënkryetare e Kuvendit publikoi një fotografi nga momenti i votimit, të deputetëve të PDK-së dhe të Listës Serbe që votuan kundër Konjufcës.
Haxhiu krahas fotografisë ka shkruar “në harmoni të plotë”.





