Tragjedia në Ferizaj, policia tregon arsyet pse vdiq 15-vjeçari
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Ferizaj, ku një nxënës 15-vjeçar ka humbur jetën.
Për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka dhënë sqarime shtesë rreth këtij rasti.
Ai tha se sipas mjekut kujdestar, viktima është dërguar në këtë qendër pa shenja jete dhe në raportin me shkrim thuhet se viktima dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak.
“Sipas mjekut kujdestar, viktima në Qendrën Emergjente në Ferizaj ka arritur pa shenja jete. Për këtë, ai ka lëshuar raport me shkrim, në të cilin konstatohet se viktima kishte pësuar arrest kardiak dhe është rekomanduar që trupi të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për kryerjen e autopsies”, tha ai për KosovaPress.
Me rekomandim të mjekut, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për kryerjen e autopsies.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar hetuesit rajonalë që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.
Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për autopsi në IML në Prishtinë.
