Vëllai i Faruk Mujkes në mesin e të arrestuarve për pjesëmarrje në bixhoz të jashtëligjshëm
Fahredin Mujka, vëllau i Faruk Mujkës është arrestuar gjatë një operacioni të gjerë të zhvilluar nga Policia e Kosovës, i cili përfshiu dhjetëra bastisje, me fokus në Mitrovicë dhe zonat përreth për organizim dhe pjesëmarrje në bixhoz të jashtëligjshëm.
Aksioni, i realizuar në Mitrovicë, Vushtrri, Prishtinë dhe Istog, është pjesë e një hetimi të thelluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.
Si rezultat i operacionit janë arrestuar gjithsej 21 persona, të dyshuar për përfshirje në organizimin e bixhozit të paligjshëm dhe skemave piramidale.
