div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Afati për Presidentin, Haxhiu: Marrëveshja mund të arrihet brenda orësh

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, është deklaruar se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje, por të arrihet konsensus.

“Kjo javë është vendimtare. Uroj që të nisë me takime ndërmjet partive politike. Unë mirëpres çfarëdo kontributi të partive politike, grupeve parlamentare në raport me çështjen e zgjedhjes së presidentit, për faktin se nuk kanë mbetur edhe shumë ditë, por në qoftë se ka vullnet mund të kryhet brenda shumë pak orësh. Prandaj i ftoj edhe sot, këtë të diel, që javën që kemi para nesh ta shfrytëzojmë me takime, të cilat uroj të përmbyllen me një konsensus sa i përket emrit të presidentit. Unë nuk jam përgjegjëse për të ftuar partitë politike në takim. Takimet po ftohen nga kryeministri Albin Kurti, si kryetar i partisë, si kryeministër dhe si dikush që i ka mbi 50 deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, përkatësisht 66 me koalicionin që është bashkërisht”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka thënë se nëse partitë presin ftesa, ajo do t’ua dërgojë.

“Prandaj, në qoftë se partitë politike presin ftesa nga unë si ushtruese e detyrës së presidentes, natyrisht që unë do t’i ftoj, por nuk kam parë kërkesa. Nuk kam parë që nuk pranohen ftesat nga kryeministri Kurti, për shkak se ju e dini që në të kaluarën ka pasur probleme edhe në raport me këtë çështje, mirëpo tani mendoj që ajo çka duhet është që t’i përgjigjen pozitivisht ftesave të kryeministrit Kurti. Sepse ato mund të shërbejnë që të kemi një marrëveshje sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentit apo presidentes së ardhshme. Mendoj që është shumë e rëndësishme që vendi të mos shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Kemi shumë punë para vetes, jo vetëm për së brendshmi, por po ashtu edhe për zhvillimet jashtë vendit tonë. Prandaj duhet të jemi të vëmendshëm, duhet ta kemi parasysh interesin qytetar dhe jo, si me thënë, ndonjë interes individual apo grupor”, ka thënë ajo.

Sipas saj, qytetarët nuk i duan zgjedhjet.

“Mendoj që qytetarët nuk i duan zgjedhjet në Republikën e Kosovës në këtë moment. Në dhjetor të vitit të kaluar ata kanë votuar për partitë politike, pra në këto zgjedhje, prandaj mendoj që askush nuk do të duhej të synonte që me veprimet e tyre ta çojnë vendin në zgjedhje. I ftoj që të përbashkohen, të unifikohen, e pastaj betejat për çështje të tjera i lëmë pas zgjedhjes së presidentit”, tha Haxhiu.

Tuna përfshihet në aksident

Po qarkullojnë raportime se këngëtarja Tuna është përfshirë në një aksident trafiku me automjetin e saj.

Burime të emisionit Prive Klan Kosova kanë raportuar se këngëtarja është përfshirë në një aksident trafiku me automjetin e saj.

Sipas të njëjtave burime, bëhet e ditur se ajo nuk ka qenë shkaktare e incidentit, duke theksuar se përgjegjësia për aksidentin nuk bie mbi të.

Fatmirësisht, nga kjo ngjarje nuk raportohet për lëndime apo pasoja në shëndetin e saj, ndërsa situata ka përfunduar vetëm me dëme materiale në automjet.

Vëllai i Faruk Mujkes në mesin e të arrestuarve për pjesëmarrje në bixhoz të jashtëligjshëm

Fahredin Mujka, vëllau i Faruk Mujkës është arrestuar gjatë një operacioni të gjerë të zhvilluar nga Policia e Kosovës, i cili përfshiu dhjetëra bastisje, me fokus në Mitrovicë dhe zonat përreth për organizim dhe pjesëmarrje në bixhoz të jashtëligjshëm.

Aksioni, i realizuar në Mitrovicë, Vushtrri, Prishtinë dhe Istog, është pjesë e një hetimi të thelluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.

Si rezultat i operacionit janë arrestuar gjithsej 21 persona, të dyshuar për përfshirje në organizimin e bixhozit të paligjshëm dhe skemave piramidale.

Vazhdon të bie çmimi i naftës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka publikuar çmimin maksimal të lejuar për shitjen e derivateve në tregun vendor, për sot dhe nesër.

Për datat 19-20.04.2026, çmimet maksimale të lejuara janë si vijon:

• Nafta (dizel): 1.72 euro/litër

• Benzina: 1.41 euro/litër

• Gas: 0.88 euro/litër.