Tri shtëpi, tri banesa, një vilë, vetura, toka e truall – pasuria e Ramush Haradinajt rreth 2 milionë euro
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, posedon pasuri marramendëse. Në deklarimin e tij pranë APK-së, Haradinaj ka deklaruar pasuri milionëshe, disa nga to i ka deklruar si të tijat, derisa disa të tjera i ka të deklaruara së bashku me bashkëshortën e tij, Anitën, shkruan Gazeta Infokus.
Haradinaj, ka deklaruar patundshmëri në vlerë mbi 1.9 milionë euro në emër të tij, fëmijëve dhe në pronësi të përbashkët.
Në deklarimin e pasurisë së familjes Haradinaj, janë të deklaruara tri shtëpi, tri banesa, një vilë, toka e truall, që kapin vlerën prej rreth dy milion euro.
Para të gatshme në bankë, Ramush Haradinaj ka deklaruar 23,625.58 euro të ardhura nga paga dhe qiratë, ndëra Anita Hardinaj 8,311.33 euro, po nga qiratë.



