div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-33794 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Çështja e Presidentit, Kurti e Abdixhiku takohen nesër

Takimi i radhës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të mbahet të hënën në Kuvendin e Kosovës.

Takimi është paraparë të nisë nga ora 11:00.

Kështu ka bërë të ditur për teve1.info zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

Kosova ka hyrë në 10-ditëshin e fundit për zgjedhjen e presidentit, me afatin përfundimtar më 28 prill, sipas përcaktimit të Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, pavarësisht takimeve të deritanishme ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut, ende nuk janë bërë publikë emrat e kandidatëve të mundshëm për postin e presidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *