div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-33993 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Është caktuar seancë në ditën e fundit para shpërndarjes së Kuvendit, në rend dite disa “projektligje të rëndësishme”

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare të hënën më 27 prill, një ditë para shpërndarjes së parlamentit nëse nuk arrihet koncensus për presidentin.

Caktimi i seancës të hënën është vendosur në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit, bëri të ditur sot pas mbledhjes kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Në rend të ditës janë vendosur disa projektligje, sipas Haxhiut.

“Më lejoni që të ju njoftoj: Kryesia e Kuvendit vendosi që më 27 prill të ketë një seancë të Kuvendit dhe në këtë seancë do të trajtohen disa çështje të rëndësishme dhe në këtë drejtim janë Projektligji për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, Projektligji për Energjinë Elektrike”, tha ajo.

Në këtë seancë do të shqyrtohen edhe dy vendimet që synojnë “kapjen” e dy trupave: Këshillit Shtetëror të Cilësisë dhe Komisionit për Provimin e Jurisprudencës.

Haxhiu i vlerësoi si shumë të rëndësishme pikat që pritet të trajtohen në këtë seancë.

“Meqenëse ne ende nuk kemi dijeni për çështjen e zgjedhjes së presidentit, shpresojmë që të ketë koncensus dhe uroj që të kemi por nëqoftëse vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, atëherë është e rëndësishme që Kuvendi të miratojë këto çështje që janë shumë të rëndësishme për Republikën, por edhe për interesat e qytetarëve”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *