div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-34126 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
E rëndë: Babë e bijë humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Një aksident tragjik është regjistruar në Lezhë, ku dy persona, babë e bijë, kanë humbur jetën pasi automjeti i tyre përfundoi në një kanal me ujë.

Sipas Policisë së Shtetit, ngjarja është raportuar pasi familjarët kishin humbur kontaktet me viktimat, të cilët ishin nisur për në vendin e punës me automjet.

Më pas, në zonën e fshatit Gocaj, pranë një fabrike çimentoje, në një rrugë dytësore, është gjetur automjeti i rënë në kanal.

Pas ndërhyrjes së autoriteteve dhe nxjerrjes së mjetit nga uji, është konstatuar se në automjet ndodheshin pa shenja jete shtetasit A. K., 54 vjeç, dhe B. K., 20 vjeçe.

Dyshohet se automjeti ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit, ndërsa autoritetet kanë theksuar se ende po hetohen rrethanat e plota të ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *