E trishtë: Ky është 79-vjeçari që vdiq pasi iu këput lifti i improvizuar në shtëpi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Arban të Prizrenit, ku 79-vjeçari Veli Kelmendi ka humbur jetën pas lëndimeve të marra nga këputja e një lifti të improvizuar brenda shtëpisë së tij.
Sipas informacioneve fillestare, i ndjeri ishte person me lëvizje të kufizuara dhe familjarët kishin improvizuar një lift për ta ndihmuar të lëvizte më lehtë brenda banesës. Dyshohet se gjatë përdorimit, lifti është këputur, duke i shkaktuar lëndime të rënda.
Fillimisht, nga Spitali Rajonal i Prizrenit ishte bërë e ditur se gjendja e tij nuk paraqiste rrezik për jetën, por brenda pak orësh situata u përkeqësua.
Rreth orës 12:55, mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e 79-vjeçarit.
Familjarët kanë bërë të ditur se ceremonia e varrimit dhe lamtumira e fundit për të ndjerin do të mbahet nesër, në ora 13:00.

