Ndërron jetë gjatë namazit të Bajramit Haxhi Shefki Latifi në xhaminë e Kmetocit
Një person raportohet të ketë ndërruar jetë sot gjatë përgatitjeve për faljen e Kurban Bajramit në ambientet e xhamisë së fshatit Kmetoc.
Lajmi për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit.
Njoftimi i plotë:
إنا لله وإنا إليه راجعون
“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.”
Haxhi Shefki Latifi sot ndërroi jetë gjatë namazit të Bajramit, në ambientet e xhamisë së fshatit Kmetoc.
Do të mbahet gjatë mend si një person, zemra e të cilit ishte e lidhur me xhaminë. Dhe pikërisht këtë gjë ia mundësoi Allahu xh.sh., që vdekja e tij të jetë në xhami e jo diku tjetër.
Transmetohet nga Ebu Umame el-Bahiliu se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Kur Allahu ia do të mirën një robi, e pastron atë para vdekjes.”
I thanë: “E çka konsiderohet pastrim për robin?”
Tha ﷺ:
“Një vepër e mirë, me të cilën Allahu e inspiron atë para se t’ia marrë shpirtin (para se të vdesë).”
{E shënon Taberaniu, ndërsa Shejh Albani e ka klasifikuar hadithin si sahih (të saktë).}
