Mërgimtari u bën thirrje diasporës: Mos e shitni votën
Avdyl Muqaj, mërgimtar ka reaguar ashpër pas vendimit të qeverisë në detyrë për ndarjen e 2 milionë eurove për mbështetjen e diasporës, duke e cilësuar këtë veprim si tentativë për manipulim me votën e mërgimtarëve para zgjedhjeve.
Ai u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që të mos bien pre e ofertave politike dhe të mos e “shesin votën”, duke theksuar se ndihmat e tilla po jepen në kohë fushate për interesa elektorale.
“Turp, turp! Ma burrni kish qenë me i bë këto oferta për festën e Bajramit, sepse çdo mërgimtar ka dëshirë me ardhë në vendlindje”, thuhet në reagimin e tij.
