Kryeziu: Albin Kurti ia ka mundësuar tona të mirat serbëve, s’i ka marrë asgjë në këmbim – argat i kujt është?
Kandidati i PDK-së për deputet, Qëndrim Kryeziu, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti duke pretenduar se numri i veturave me tabela të Serbisë në Prishtinë është rritur ndjeshëm.
Kryeziu e akuzon Kurtin se i njëjti i ka mundësuar përfitime të ndryshme, përfshirë dokumente, shtesa, pensione dhe siguri, teksa shton se Kosova nuk ka marrë asgjë në këmbim.
“Bëhuni burra e burrnesha dhe tregoni: sa vetura me tabela të Serbisë i shihni çdo ditë nëpër Prishtinë?
A e dini pse po vijnë? Sepse ua ka mundësuar Albini: pasaporta po, shtesa po, pensione po, siguri për ta po, tonat mirat po, pa dhënë asgjë në këmbim. Si quhet partia e Albinit? Argat i kujt është kur taksat tona shkojnë në Serbi?”, tha ai.

