Ndërron jetë 74 vjeçari në hotel

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se dje paradite, rreth orës 11:40, në SPB Shkup, nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore është denoncuar se në një hotel në zonën e Bit Pazarit është gjetur i vdekur shtetasi me iniciale Z.J. (74) nga Tetova, i cili kishte qenë mysafir në hotel.

Mjeku ka konstatuar vdekjen, në të cilën nuk janë vërejtur shenja të dukshme dhune.

​Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion (autopsi).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *