div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-36353 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Zyrtari policor që u suspendua pasi mohoi që eskorta e Kurtit u sulmua nga Sami Lushtaku është veteran i UÇK-së

Sipas mediave zyrtari policor që u suspendua pasi mohoi që eskorta e Kurtit u sulmua nga Sami Lushtaku
është veteran i UÇK-së.

“Pushteti i Albin Kurtit ka suspenduar rreshterin e Mbrojtjes së Afërt, G.M., pasi ai kishte deklaruar se Sami Lushtaku, më 31 janar 2025, nuk kishte tentuar ta sulmonte eskortën e Policisë së Kosovës”, kështu raporton VOX Kosova nga burimet e veta.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se suspendimi ka ndodhur pasi në RTK u publikua raporti policor lidhur me këtë rast.

E gjithë kjo erdhi pas një deklarate të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në KTV, ku ai tha se kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, me veturën zyrtare kishte tentuar të shkaktonte një incident në komunikacion me eskortën zyrtare.

Kjo deklaratë u mohua nga Sami Lushtaku, çka më pas rezultoi me publikimin e raportit policor nga Televizioni Publik i Kosovës. Raporti përfshinte deklaratën e rreshterit G.M., i cili kishte thënë se “vetura e dyshuar (e Sami Lushtakut) ka bërë vetëm kyçje të vrullshme, por nuk ka rrezikuar eskortën e kryeministrit Albin Kurti”.

Megjithatë, ky deklarim duket se i kushtoi me suspendim.

Sipas burimeve të VOX Kosova, masa nuk është ndërmarrë nga Inspektorati Policor i Kosovës, por drejtpërdrejt nga Policia e Kosovës, institucion që mbikëqyret nga Ministria e Punëve të Brendshme, e udhëhequr nga Xhelal Sveçla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *